Licenca për importimin e produkteve mjekësore veterinare - certifikata e distribuimit
Qëllimi
Të gjitha aplikimet bëhen përmes e-mailit apo edhe përmes formës fizike. Kjo leje leshohet brenda 2 ditëve. Për dhënien e lejes vendos komisioni shkencor në kuadër të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë. Me marrjen e lejes per import, lejohet importimi i produkteve veterinare medicinale.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është pajisja me një dokument ligjor për importimin e produkteve medicinale veterinare për të garantuar shëndetin publik.
Validiteti
15 ditë
Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri - Mbiemri;
- Personi përgjegjës;
- Kompania importuese;
- Adresa;
- Data e Aplikimit;
- Numri i regjistrimit të biznesit;
- Lloji i importit
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni; [Origjinal]
- Lista e barnave; [Origjinal]
- Certifikata e analizave të barnave; [Origjinal]
- Certifikata e origjinës; [Origjinal]
- Listën e produkteve mjekësore veterinare për import, e cila paraprakisht duhet të jetë e miratuar nga AVUK; [Origjinal]
- Dëshminë e pagesës së taksës administrative; [Origjinal]
- Kontratën e punës se ka të punësuar personin i cili ka diplomë të Fakultetit të Veterinarisë ose titull të Doktorit të Mjekësisë Veterinare; [Origjinal]
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit; [Origjinal]
- Certifikatën me të cilën garantohet cilësia, prejardhja dhe siguria e produktit duke përfshirë dëshminë mbi përmbushjen e Praktikës së Mirë të Prodhimit (Good Manifacture Practice - GMP) nga vendi eksportues; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Leja vlen për një dërgesë (Se paku një vit)
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 0,5 % e vlerës së dërgesës (për secilën dërgesë) | Pagesa nëpërmjet keshit | 1000 4000 7000 2896 |