Licencë për deponim të gazit të lëngëzuar të naftës (LPG)



Qëllimi
Kërkesa parashtrohet nga pala (subjekti ekonomik) për Licencë për Deponim të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së për konsum të përgjithshëm. Fillimisht lënda shqyrtohet nga komisioni i brendshëm.Sa i përket kërkesës së ushtruar për Licencë për Deponim të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së, lënda i përcjellët komisionit për verifikim të kushteve teknike, te cilet pas perfundimit te verifikimit, Lëndën ia përcjellin për rishqyrtim Drejtorit të Departamentit. Pas rishqyrtimit nga drejtori i DRRTN, nxjerret vendimi për aprovim të kërkesës apo refuzim. Nëse aprovohet kërkesa përcillet tek Ministri për nënshkrim të licencës, ndërsa nëse refuzohet vendimi i dërgohet palës për ankim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedurë konsiston në licencimin e subjekteve përkatëse për Deponim të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së për konsum të përgjithshëm.


Validiteti
2 vite

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket filiala e pikës shitëse, veprimtaria 4671 dhe drejtori/menaxheri kryesor [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (nëse është i regjistruar) [Kopje e verifikuar]
  • Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet [Origjinal]
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/menaxheri kryesor nuk është i dënuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. [Origjinal]
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor. [Origjinal]
  • Dëshminë me pajisjen me sistem të vecantë fiskal për secilen pikë të shitjes të lëshuar nga autoriteti kompetent; [Kopje e verifikuar]
  • FletëPpagesa e taksës për aplikim - 50 euro [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është deponia. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet VETËM kontrata ose marrëveshja e vërtetuar nga noteri mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private. [Kopje e verifikuar]
  • Leja e ndërtimit/shfrytëzimit ose fleta e parë e Projektit kryesor/zbatues të pikës/deponisë ose projekti makinerik [Kopje e verifikuar]
  • Pëlqimi për dokumentacion tekniko-investiv për mbrojtje nga zjarri. (AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E EMERGJENCAVE ) [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata për plotesimin e kërkesave themelore të sigurisë të pajisjeve nën presion (MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK ) [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1000 Euro për licencim 500 euro për vazhdim 50 Euro për aplikim (shuma kthehet pas aprovimit të licencës) Transfer bankar 1000400070002411

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët