Licencë për qarkullues të produkteve mjeksore veterinare me pakicë
Qëllimi
Të gjitha aplikimet bëhen përmes e-mailit apo edhe përmes formës fizike. Për dhënien e lejes e vendosë Sektori i produkteve Medicinale Veterinare, dhe e nënshkruan kryeshefi i AUV - së në kuadër të Agjensionit. Të njëjtën e nënshkruan edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit.
Personi juridik i cili dëshiron të bëhet Qarkullues i Produkteve Medicinale Veterinare me pakicë bën kërkesë formale në zyrën e sektorit të Produkte Medicinale Veterinare. Leja lëshohet brenda një kohe të shkurtë kohore. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve afariste që tregtojnë produkte medicinale të veterinës pasi duhet të garantohet shëndeti i kafshëve dhe ai publik.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri - Mbiemri;
- Personi përgjegjës;
- Kompania Importuese;
- Adresa;
- Data e Aplikimit;
- Numri i regjistrimit të biznesit;
- Lloji i importit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni; [Origjinal]
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit; [Origjinal]
- Certifikata e analizave të barnave; [Origjinal]
- Dëshminë e pagesës së taksës administrative; [Origjinal]
- Kontratën e punës se ka të punësuar personin si teknik veterinar; [Kopje]
- Listën e produkteve mjekësore veterinare për import, e cila paraprakisht duhet të jetë e miratuar nga AVUK; [Origjinal]
- Dëshminë për hapsirë të mjaftueshme; [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 100 euro - pagesa e njejtë edhe për vazhdim të licencës | Pagesa nëpërmjet keshit | 1000 4000 7000 2896 |