Licencimi i persona juridik që hartojnë raporte të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Ministri për licencim. Ministria themelon komisionin e përkoshëm i cili shyrton kërkesën dhe në afat prej 15 ditëve cakton provimin. Personat i nënshtrohen provimit për licencë, pas mbajtjes së provimit në afat prej 30 ditësh komisioni i njofton personat që iu kanë nënshtru provimit për rezultatet. Pas dhënies së provimit personit i lëshohet licenca.
Procedura për vazhdimin e licencës është e njejtë, mirëpo vetëm tarifa ndryshon.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përzgjedhja e personave fizik dhe juridik të cilët do të hartojnë Raportet e Vlersim të Ndikimit në Mjedis.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i personit juridik
- Përgatitja profesionale universitare
- Përvoja e punës
- Pjesëmarrja në hartimin e raporteve të VNM-së ose ekspertizave mjedisore
- Pjesëmarrja në hulumtimime ose studime për mjedisin
- Lista e referencave
- Informata shtesë
- Anekset
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
- Dëshminë për së paku tre (3) persona fizik të licencuar për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis [Origjinal]
- Fatura e pagesës së tarifës [Origjinal]
- Dokumentet e dorëzuara në Ministri për marrjen e licencës (të noterizuar) [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Tarifa | 80 euro | Transfer bankar | |
Tarifa | 350 euro | Transfer bankar | |
Pagesa | Transfer bankar |