Leje e importit, deponimit dhe shitjes së gazoilit për nxemje.



Qëllimi
Aplikuesi paraqet kërkesën e cila shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, e më pas përcillet tek komisioni i jashtëm për verifikimin e kushteve teknike, lënda rishqyrtohet sërisht nga komisioni i brendshëm dhe bëhet shkresa përcjellëse për nënshkrimin e vendimit të përpiluar nga DRRTN. Vendimi përgatitet dhe njoftohet subjekti për ta tërhequr lejen, pasi të ketë kryer pagesën dhe policen e sigurimit, subjekti ne fjale mund te tërheq lejen përkatëse.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar që subjekti i plotëson kushtet teknike, juridike, financiare, se ka produkte cilësore, si dhe për mundësinë për raportim dhe mbikëqyrje të tregut sipas ligjeve dhe akteve nënligjore ne fuqi dhe në licencimin e subjekteve përkatëse për Deponim të Dizelit, Benzinës dhe Gazoilit për konsum të përgjithshëm.


Validiteti
6 vite

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa ne Ministrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e deponisë, veprimtaria 4671, dhe drejtori. [Kopje]
  • Certifikatën që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër. (GYKATA THEMELORE). [Origjinal]
  • Certifikatën e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është deponia. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet kontrata ose marrëveshja e vërtetuar mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private në kohëzgjatje të lejes. [Origjinal]
  • Çertifikatën e Përdorimit ose dëshminë e Legalizimit të deponisë. [Origjinal]
  • Pikat e reja dhe deponit duhet të posedojnë certifikatën e përdorimit. [Origjinal]
  • Tabelat vëllimore të rezervuarëve për nivelet e ndryshme të karburanteve. [Origjinal]
  • Raporti i verifikimit të mjeteve matëse të rrjedhjes (AGJENCIA E METROLOGJISË SË KOSOVËS apo TVK-të e autorizuara nga MTI). [Kopje e verifikuar]
  • Pëlqimin për dokumentacion tekniko-investiv për mbrojtje nga zjarri. (AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E EMERGJENCAVE).për dokumentacion tekniko-investiv për mbrojtje nga zjarri. (AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E EMERGJENCAVE). [Origjinal]
  • Pëlqimin Mjedisor. (MINISTRIA E MJEDISIT DHE E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR). [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 50 Euro Transfer bankar 1000400070002411

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët