Leje për importin e duhanit



Qëllimi
Subjektet që zhvillojnë aktivitete tregtare, pasi të jenë regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, aplikojnë për leje të importit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, përkatësisht në Sektorin Kufitar Fitosanitar për marrjen e Lejes së Importit të Duhanit. Asnjë subjekt vendor apo i huaj nuk mund të tregtoj duhanin apo produktet e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure ëshë monitorimi i subjekteve që merren me importimin dhe tregtimin e duhanit, për të siguruar cilësinë e produkteve në treg me ndikim në shëndetin publik.


Validiteti
15 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Numri i telefonit, email adresa;
  • Emërtimi dhe përshkrimi i dërgesës;
  • Sasia e kërkuar;
  • Data e aplikimit;
  • Shënimet e plota të kompanisë importuese;
  • Pika kufitare e hyrjes së dërgesës;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; [Origjinal]
  • Cerifikatën fitosanitare për duhanin lëndën e parë; [Kopje e verifikuar]
  • Certifikatën e kualitatit të cigares; [Origjinal]
  • Certifikatën e origjinës; [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 500 euro për leje për një vit - njëjtë edhe për vazhdim Pagesa nëpërmjet keshit 1000400070002890