Licencë për Operatorë të Shpërndarjes të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audivizuale përmes rrjetit kabllorë, Iptv, Ott dhe Satelitor.



Qëllimi
Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë për operatorë kabllorë bëhet në Komisionin e Pavarur për Media. Komisioni i Pavarur i Mediave përbëhet nga 7 anetarë të cilët vendosin lidhur me aplikimet për licencime. Komisioni i Pavarur për Media brenda tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do të lëshoj licencën një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara. Në rrethana të jashtëzakonshme, Komisioni i Pavarur për Media mund të zgjatë afatin e kufizimit deri në maksimum gjashtëdhjetë (60) ditësh. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të licencës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i shërbimeve të rrjetit për opertatorë kabllorë në Republikën e Kosovës.

Baza ligjore

Validiteti
10 vite

Organi i ankimimit
Bordi për Ankesa

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Të dhënat për stacion;
  • Emri për subjektin transmetues të propozuar (emri për identifikimin e stacionit;)
  • Kontaktet kryesore (emri, adresa, numri i telefonit të personit-ave kryesor kontaktues të subjektit transmetues);
  • Të dhënat mbi pronësinë (emri i plotë i biznesit, adresen e selisë së tij, përshkrim të veprimtarive të tij, emrat dhe adresat e anëtarëve të bordit të drejtorëve të kompanisë);
  • Veprimtaritë e tjera të mëparshme apo momentale të kandidatit në fushën e transmetimit apo botimit;
  • Personat apo organizatat e lidhura me kandidatin;
  • Dallimi prej transmetimeve tjera;
  • Përmbajtja e programit;
  • Informatat teknike;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni; [Origjinal]
  • Përshkrimin e zonës së shërbimit, të paraqitur përmes një harte digjitale; [Origjinal]
  • Dëshminë nga institucioni përkatës (ARKEP) për leje të shtrirjes; [Origjinal]
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore (jo më të vjetër se tre (3 muaj) që dëshmon se kandidati nuk është i ndjekur penalisht; [Origjinal]
  • Një deklaratë se kandidati nuk mban ndonjë post publik të zgjedhur ose të emëruar në një Funksion të lartë Zyrtar; [Origjinal]
  • Një deklaratë me shkrim se kandidati nuk bënë pjesë në strukturat të larta,udhëheqëse/ekzekutive të ndonjë partie politike dhe/apo ndonjë organizate fetare; [Origjinal]
  • Dëshmitë se pajisjet për pranim të sinjalit mundësojnë renditjen e kanaleve sipas preferencave të përdoruesve. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa (100 euro për aplikim) (Për marrje të licencës për Operator të shpërndarjes për kabllorë, IPTV) (Deri në 1.000 banorë 150.00 euro) (Prej 1.000 – 10.000 banorë 300.00 euro) (Prej 10.000 – 50.000 banorë 500 euro) (Prej 50.000 banorë – 100.000 banorë 1.150.000 euro) (Prej 100.000 – deri 200.000 banorë 5.000.00 euro) (Mbi 250.000 banorë 20.000.00 euro) Operator të shpërndarjes - OTT 5.000.00 euro Operator të shpërndarjes përmes transmetimit satelitor 1.500.00 euro Transfer bankar 1000-4000-7000-1635

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët