Leje për Import dhe shitje me shumicë të cigareve puro, cigarellos, nargjile dhe duhan për pirje;
Qëllimi
Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit në Ministri. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave. Komisioni i shqyrton kërkesat dhe vendos për dhënie, vazhdim, refuzim ose revokimin e licencës. Kompletohet lënda, dorëzohet në Departamentin e Tregtisë, më ç'rast përgatitet licenca, më pas pala njoftohet për të marrë licencën dhe për të kryer pagesën përkatëse.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me eksportin importin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij si dhe për të kontrolluar cilësinë e duhanit në treg.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Komisioni për Ankesa
Afati i ankimimit
Sipas Ligjit për procedurat e pergjithshme administrative
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
- Telefoni, fax dhe e-maili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Lloji i licencës që kërkohet
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Licencim [Origjinal]
- Certifikata e biznesit dhe informata e biznesit [Origjinal]
- Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatim paguesit TVSH [Kopje e verifikuar]
- Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës [Kopje]
- Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor [Origjinal]
- Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit juridik nuk është i dënuar për veper penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie [Origjinal]
- Subjekti qe aplikon për licencë për import te duhanit te papërpunuar ne MINT duhet te paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë për Import te letrës për cigare dhe letrës ne forme tubi me filtër sipas numrit tarifor 481310, të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë importi të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqes dëshmi se posedon hapësirë të mjaftueshme dhe kushte për ruajtje dhe deponim, të lëshuar nga organi kompetent [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Pagesa | 55 euro për licencim,55 euro për ripërtrirjen e licencës | Transfer bankar | 1000400070002410 |