Leje për eksport të produkteve të duhanit përveç duhanit të pafermentuar dhe të papërpunuar
Qëllimi
Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me eksportin dhe importin për tregtimin e duhanit dhe të produkteve të tij si dhe për të garantuar cilësinë e produkteve në treg.
Përshkrim i Shkurtër
Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave: Komisioni e shqyrton kërkesën dhe vendos për dhënie, vazhdim, refuzim ose revokimin e licencës.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
- Telefoni, fax dhe e-maili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Licencim [Origjinal]
- Certifikata e biznesit dhe informata e biznesit (këtu te informata e biznesit duhet te pajiset me numrin identifikues 4635 dhe 4726 [Origjinal]
- Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatimpaguesit - Certifikata e TVSH-së [Kopje e verifikuar]
- Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës [Kopje]
- Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor [Origjinal]
- Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit jurudik nuk është i dënuar për veper penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë importi të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqes dëshmi se posedon hapësirë të mjaftueshme dhe kushte për ruajtje dhe deponim, të lëshuar nga organi kompetent [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Pagesa | 55 Euro | Transfer bankar |