Leje për importin dhe shitjen me shumicë të cigareve
Qëllimi
Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i subjekteve që merren me tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij si dhe për të siguruar cilësinë e tyre në treg.
Përshkrim i Shkurtër
Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave: Komisioni e shqyrton kërkesën dhe vendos për dhënie, vazhdim, refuzim ose revokimin e licencës.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësise dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
- Telefoni, fax dhe e-maili
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Licencim [Origjinal]
- Certifikata e biznesit [Origjinal]
- Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatimpaguesit- Certifikata e TVSH-së [Origjinal]
- Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës [Kopje]
- Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor [Origjinal]
- Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit jurudik nuk është i dënuar për vepër penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë importi të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqes dëshmi se posedon hapësirë të mjaftueshme dhe kushte për ruajtje dhe deponim, të lëshuar nga organi kompetent komunal; [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë për import të duhanit të papërpunuar ne MTI duhet të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit; Subjekti që aplikon për licencë për Import te letrës për cigare dhe letrës në formë tubi me filtër sipas numrit tarifor 481310, të paraqes licencën e lëshuar nga MBPZHR për përpunim industrial të duhanit. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Pagesa | 55 euro, (për ripërtëritjen e licencës 55 euro) | Transfer bankar |