Regjistrimi i Kompanisë së Huaj
Qëllimi
Aplikanti plotëson formularin e aplikimit i cili gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), aplikuesi paraqitet personalisht, paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtarët për procesim të dhënave dhe lëshohet Certifikata e biznesit me numer të biznesit dhe me numër fiskal.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Kompanisë së Huaj dhe njëkohësisht që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore në Kosovë.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Adresa e selisë
- Telefoni, E-maili
- Aktivitetet të cilat i ushtron subjekti
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës , adresa
Dokumentacioni i kërkuar
- Plotësimi i formularit A0 [Origjinal]
- Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj [Origjinal]
- Vendimi për emërimin e Drejtorit dhe Agjentit të regjistruar [Origjinal]
- Vendimi nga gjykata e shteti përkatës që biznesi ekziston ( I noteruar ) [Kopje e verifikuar]
- Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo më e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk ësht në gjuhën shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noteruar) që e hap përfaqësinë në Kosovë. [Kopje e verifikuar]
- Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarit, drejtorit personave të autorizuar të përfshirë në biznes [Kopje]
- Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarit, drejtorit personave të autorizuar të përfshirë në biznes [Kopje]
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr.02/L-123
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pa Pagesë | Transfer bankar |