Leje e importit dhe deponimit të dizelit, benzinës dhe biokarburanteve



Qëllimi
Kërkesa parashtrohet nga pala (subjekti ekonomik) për licencim për importin e naftës (dizelit) dhe benzinës. Fillimisht lënda shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, pastaj lënda përcillet për rishqyrtim te Drejtori i Departamentit, pas rishqyrtimit nga drejtori i DRRTN, nxjerrët vendimi për aprovim të kërkesës apo refuzim. Nëse aprovohet kërkesa përcillet tek Ministri për nënshkrim të licencës, ndërsa nëse refuzohet vendimi i dërgohet palës për ankim. Sa i përket kërkesës së ushtruar për Import të naftës (dizelit) dhe benzinës lënda nuk i përcjellët komisionit për verifikim të kushteve teknike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedurë konsiston në licencimin e subjekteve përkatëse për importin e naftës dhe benzinës


Validiteti
6 vite

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Afati i ankimimit
30 ditë nga dita e pranimit të vendimit

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kopje/çertifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e deponisë, veprimtaria 4671, dhe drejtori [Kopje e verifikuar]
  • Certifikaten që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër [Kopje e verifikuar]
  • Certifikaten e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është deponia. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet kontrata ose marrëveshja e vërtetuar mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private kohëzgjatje të lejes [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata e përdorimit [Kopje e verifikuar]
  • Tabelat vëllimore të rezervuarëve për nivelet e ndryshme të karburanteve [Kopje e verifikuar]
  • Raportin e verifikimit të mjeteve matëse të rrjedhjes [Origjinal]
  • Pëlqimin për dokumentacion tekniko-investiv për mbrojtje nga zjarri;
  • Pëlqimin mjedisor

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 diitë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 50 euro për licencim, 50 per vazhdim, 50 Euro për aplikim Transfer bankar 1000400070002411

Shkarko formularët