Regjistrimi i Ortakërisë së Kufizuar
Qëllimi
Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, përfaqësuesi i autorizuar dorëzon formularin e aplikimit personalisht, në zyrën qendrore të ARBK në Prishtinë ose në qendrën përkatëse komunale për regjistrim të bizneseve. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtari për regjistrim të bizneseve, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata për Regjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar me numër unik të regjistrimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Ortakërisë së Kufizuar si parakusht për fillimin e veprimtarisë ekonomike.
Baza ligjore
Validiteti
2
Organi i ankimimit
Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri zyrtar i Ortakërisë së Kufizuar
- Emri tregtar i Ortakërisë së Kufizuar (nëse kërkohet nga përfaqësuesi i autorizuar)
Dokumentacioni i kërkuar
- Plotësimi I formularit A0 [Origjinal]
- Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L-123 [Origjinal]
- Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr.02/L-123 [Origjinal]
- Dokument Identifikimi ( letërnjoftim,pasaportë) të pronarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes [Kopje]
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr.02/L-123 [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Pa afat
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pa pagesë | Transfer bankar |