Emërim i trupave për vlerësim të konformitetit të ashensorëve
Qëllimi
Aplikuesi kërkesën për emërim së bashku me dokumentacionin e nevojshëm e paraqet tek Departamenti i Industrisë. Pas kësaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit themelon komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për emërim. Komisioni e shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi, pastaj përgatitet raporti me rekomandime nga komisioni i cili pas nënshkrimit nga të gjithë anëtarët e komisionit, i përcillet ministrit. Në qoftë se merret vendimi për dhënien e emërimit aplikuesit atëherë përgatitet vendimi për dhënien e emërimit për çka në të njëjtën kohë informohet edhe aplikuesi i cili nënshkruan deklaratën e konfidencialitetit dhe merr emërimin. Subjektet e emëruara janë të obliguara që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e Emërimit pas afatit të caktuar në Vendimin për emërim të nënshkruar nga Ministri i MINTI-it.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vlerësimi i kompetencës teknike dhe profesionale të trupave për vlerësimin e konformitetit të cilët kryejnë inspektimin e ashensorëve të rinj dhe atyre në përdorim.
Baza ligjore
Validiteti
2 Vite
Organi i ankimimit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat e përgjithshme të aplikuesit, emri i subjektit afarist
- Adresa e selisë dhe e njësisë, telefoni, e-mailli
- Ushtruesi i kërkesës
- Fusha dhe vëllimi i punëve për vlerësim të Konformitetit për të cilat kërkohet Autorizimi
- Kapacitetet njerëzore
- Kapacitetet teknike
- Shënimet me të cilat dëshmohen të dhënat nga kërkesa
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Emërimin e Trupave për vlerësim të Konformitetit [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje e verifikuar]
- Certifikata e Akreditimit [Kopje]
- Fletëpagesat e taksave administrative [Origjinal]
- Polisa e Sigurimit [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Taksë për aplikim dhe dhënie të emërimit 100 Euro | Transfer bankar |
Linku i Formularit për Aplikim
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18816