Regjistrimi i Shoqërisë Aksionare
Qëllimi
Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, përfaqësuesi i autorizuar dorëzon formularin e aplikimit personalisht, në zyrën qendrore të ARBK në Prishtinë ose në qendrën përkatëse komunale për regjistrim të bizneseve. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtari për regjistrim të bizneseve, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata për Regjistrimin e Shoqërisë Aksionare me numër unik të regjistrimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Shoqërisë Aksionare si parakusht për fillimin e veprimtarisë ekonomike.
Baza ligjore
Validiteti
Deri në momentin e çregjistrimit
Organi i ankimimit
Agjencia për Rregjistrimin e Bizneseve në Kosovë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri zyrtar i Shoqërisë Aksionare
- Emri tregtar i Shoqërisë Aksionare (nëse kërkohet nga përfaqësuesi i autorizuar)
- Adresa dhe informatat kontaktuese të Shoqërisë Aksionare
- Data e konstituimit të Shoqërisë Aksionare
- Shuma e kapitalit themeltar të Shoqërisë Aksionare
- Numri i punëtorëve të Shoqërisë Aksionare
- Aktivitetet e Shoqërisë Aksionare
- Të dhënat për Aksionarët e Shoqërisë Aksionare
- Të dhënat për përfaqësuesit e autorizuar (nëse ka)
- Të dhënat për Drejtorin/ët Menaxhues të Shoqërisë Aksionare
- Të dhënat për Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare
- Të dhënat për njësite e Shoqërisë Aksionare (nëse ka)
- Adresa e personit kompetent për pranimin e dokumenteve (nëse ka)
- Informata nëse Drejtori/ët Menaxhues, Përfaqësuesit e Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë janë të autorizuar për të përfaqësuar Shoqërinë Aksionare vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht.
- Të dhënat e aplikuesit
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari i plotësuar për regjistrim të Shoqërisë Aksionare [Origjinal]
- Kopja e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të autorizuar [Kopje]
- Autorizimi i përfaqësuesit të autorizuar [Origjinal]
- Statuti i Shoqërisë Aksionare [Origjinal]
- Memorandumi i Inkorporimit të Shoqërisë Aksionare [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Shoqëritë Tregtare me rastin e hapjes dhe çregjistrimit të tyre nuk paguajnë taksë për shërbime | Transfer bankar |