Çertifikatë për kategorizimin e objekteve hoteliere
Qëllimi
Fillimisht bëhet aplikimi nga ana e subjekteve hoteliere nëpërmjet arkivës në Departamentin e Industrisë, përkatësisht Divizionin e Turizmit, pranohet lënda dhe kjo lëndë i dërgohet Kryesuesit te Komisionit per Klasifikim dhe Kategorizim, pastaj Komisioni për Klasifikim dhe Kategorizim shqyrton dokumentacionin e subjekteve te cilat kane aplikuar, atëherë Komisioni është i obliguar që te vizitojë ato subjekte të cilat i kane plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës dhe në bazë të Guidës së vlerësimit e cila është pjese e UA, bën vlerësimin e atij Objekti Hotelier.
Pas vlerësimit te Komisionit, për objektet e kategorizuara lëshohet vendim nga ana e komisionit, për kategorinë e fituar dhe me pastaj Ministri në bazë të këtij vendimi e nënshkruan Certifikatën e kategorizimit, ku pas nënshkrimit te Certifikatës nga ana e Ministrit, objekti hotelier konsiderohet i kategorizuar.
Përshkrim i Shkurtër
Garantimi i shërbimit të sigurtë për shëndetin publik nga subjektet e hotelerisë dhe restoranteve.
Baza ligjore
Validiteti
30
Organi i ankimimit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Afati i ankimimit
Sipas Ligjit për Procedurën Administrative
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit hotelier
- Aaplikacioni
- Adresa e selisë dhe e njesisë
- Telefoni, emaili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula dhe nënshkrimi i subjektit hotelier
- Kërkesë për klasifikimin dhe kategorizimin e objekteve hoteliere ( Formulari 1);
- Certifikatë e kategorizimit (Formulari 2)
- Konfirmimin (Formulari 3)
- Vlerësuesi me pikë i elementëve bazë të kategorizimit të hoteleve (Formulari 4)
- Tabela e klasifikimit dhe kategorizimit;
- Udhëzuesi për zbatimin e këtij Udhëzimi për klasifikimin dhe kategorizimin e objekteve hoteliere për vendosje.
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni formulari nr.1 [Origjinal]
- Çertifikata e biznesit [Kopje]
- Rregullore e brendshme e Hotelit [Origjinal]
- Dëshmi nga Kompanitë e sigurimeve për sigurimin e klienteles Pronarit- drejtuesit. [Kopje e verifikuar]
- Kopja e ID-së pronarit- drejtuesit [Kopje]
- Fotografi, fletpalosje ose CD të pamjes së jashtme të hotelit [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Vlefshmëria e çertifikatës është 4 vjeçare
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Transfer bankar |