Regjistrimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
Qëllimi
Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, përfaqësuesi i autorizuar dorëzon formularin e aplikimit personalisht, në zyrën qendrore të ARBK në Prishtinë ose në qendrën përkatëse komunale për regjistrim të bizneseve. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtari për regjistrim të bizneseve, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata për Regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar me numër unik të regjistrimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar si parakusht për fillimin e veprimtarisë ekonomike.
Baza ligjore
Validiteti
Deri në momentin e çregjistrimit
Organi i ankimimit
Agjencia për Rregjistrimin e Bizneseve të Kosovës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri zyrtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Emri tregtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse kërkohet nga përfaqësuesi i autorizuar)
- Adresa dhe informatat kontaktuese të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Data e konstituimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Numri i punëtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Aktivitetet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Të dhënat për Aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Të dhënat për përfaqësuesit e autorizuar (nëse ka)
- Të dhënat për Drejtorin Menaxhues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
- Të dhënat për Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse bordi është formuar)
- Të dhënat për njësite e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse ka)
- Adresa e personit kompetent për pranimin e dokumenteve (nëse ka)
- Informata nëse Drejtori/ët Menaxhues, Përfaqësuesit e Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë janë të autorizuar për të përfaqësuar Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht.
- Të dhënat e aplikuesit
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari i plotësuar për regjistrim të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar [Origjinal]
- Kopja e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të autorizuar [Kopje]
- Autorizimi i përfaqësuesit të autorizuar [Origjinal]
- Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar [Origjinal]
- Memorandumi i Inkorporimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar [Origjinal]
- Informatat e biznesit jo më të vjetra se tre (3) muaj
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Shoqëritë Tregtare me rastin e hapjes dhe çregjistrimit të tyre nuk paguajnë taksë për shërbime | Transfer bankar |