Licencimi i personave fizik hartues të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për licencim. Ministria themelon komisionin e përkohshëm i cili shqyrton kërkesën dhe në afat prej 15 ditëve cakton provimin. Personat i nënshtrohen provimit për licencë, ndërsa pas mbajtjes së provimit në afat prej 30 ditësh komisioni i njofton personat që ju kanë nënshtru provimit për rezultatet. Pas dhënies së provimit personit i lëshohet licenca.
Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë vetëm tarifa ndryshon.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përzgjedhja e personave fizik dhe juridik të cilët do të hartojnë Raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 dite
Informacion për aplikim
- Emri i personit fizik
- Përgatitja profesionale universitare
- Përvoja e punës
- Pjesëmarrja në hartimin e raporteve të VNM-së ose ekspertizave mjedisore
- Pjesëmarrja në hulumtimime ose studime për mjedisin
- Lista e referncave
- Informata shtesë
- Anekset
Dokumentacioni i kërkuar
- Dëshmi mbi përgatitjen profesionale të personit përgjegjës për hartimin e raporteve mjedisore [Origjinal]
- Dëshmi mbi punimet e punuara dhe të publikuara [Origjinal]
- CV [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | 80 euro | Transfer bankar | |
| Tarifa | 200 euro | Transfer bankar | |
| Tarifa | 100 euro | Transfer bankar |