Regjistrimi i Biznesit Individual



Qëllimi
Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti(ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së. Formulari kontrolohet nga zyrtari pranues, lënda protokolohet, procesohet nga zyrtarët për procesim të dhënave , bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata e Biznesit me numër të biznesit dhe me numër fiskal.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Biznesit Individual dhe njëkohësisht që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore.

Baza ligjore

Validiteti
Deri në momentin e c'regjistrimit

Organi i ankimimit
Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Numri i fletëparaqitjes
  • Emri i Biznesit
  • Adresa e biznesit
  • Telefoni, E-maili
  • Aktiviteti të cilin e ushtron subjekti
  • Të dhënat e pronarit, agjentit të regjistruar
  • Të dhënat e Aplikuesit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formularin përkatës për regjistrimin e Biznesit Individual [Kopje e verifikuar]
  • Kopjen e dokumentit personal të identifikimit të pronarit, Përfaqësuesit të Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa Pa pagesë Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët