Emërimi i Trupave për Vlerësim të Konformitetit për Verifikimin e Mjeteve Matëse Ligjore



Qëllimi
Pala paraqet kërkesën së bashku me dokumentacionin për autorizim laboratore në fushën e metrologjisë, pranë Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga zyrtarët e fushave nga kjo agjenci. Pasi të jetë shqyrtuar e gjithë lënda dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëherë Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë merr vendim për emërimin e trupit për vlerësim të konformitetit të mjeteve matëse ligjore.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është zbatimi i ligjit për metrologji, respektivisht miratimi i tipit të mjeteve matëse ligjore përmes secilës do sigurohet edhe cilësia e mjeteve matëse të cilat janë në qarkullim dhe njëkohësisht arrihet edhe mbrojtja e konsumatorit.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
30

Organi i ankimimit
Agjencia e Metrologjisë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri dhe mbiemri i parashturesit te kerkeses
  • Emri dhe vendi i prodhuesit te mjetit mates
  • Emertimi i mjetit mates si dhe shenja e prodhuesit te mjetit mates
  • Të dhenat per dedikimin e mjetit mates
  • Të dhënat mbi karakteristikat tekniko-metrologjike të mejtit
  • Dokumentacionin teknik per mjetin mates
  • Mostra e mjetit mates
  • Për mjetet matese te cilat funksionojne me procesor te integruar, gjegjesisht per mjetet matese te cilat dirigjohen permes PC-se, kerkohet edhe pajisja per testimin dhe identifikimin e te dhenave softverike dhe nderhyrjeve te pa autorizuara ne ndryshimin e parametrave te programit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; [Kopje]
  • Dëshminë mbi përgatitjen profesionale të metrologeve të autorizuar; [Origjinal]
  • Fotokopjen e noterizuar të lejes së njoftimit të metrologut të autorizuar apo dëshminë mbi rregullimin e vendqëndrimit në Kosovë, në rast se metrologu nuk është shtetas i Republikës së Kosovës; [Kopje e verifikuar]
  • Kontratat e punës për personelin, me validitet për së paku 3 vite; [Origjinal]
  • Procedurat dhe dokumentet e testimit/verifikimit të instrumenteve matëse nga fusha e autorizimit, të aprovuara nga Departamenti për Metrologji I Kosoves [Origjinal]
  • Udhëzuesit e përdorimit, ruajtjes dhe përcjelljes së gjendjes së pajisjeve për testim dhe verifikim nga prodhuesi; [Kopje]
  • Formularët e kërkesave, raporteve të testimit, certifikatave për verifikim, të provuara nga Departamenti për Metrologji iKosoveës; [Origjinal]
  • Regjistrin e pajisjeve për testim dhe verifikim, me të dhëna teknike dhe me certifikatat e kalibrimit për secilën pajisje/etalon ose certifikatat e verifikimit për pajisjet plotësuese, respektivisht certifikatat e testimit për materialet referente; [Origjinal]
  • Dëshminë nga metrologu i autorizuar që nuk është dënuar me burgim prej se paku 3 muaj, për vepër penale me dashje; [Origjinal]
  • Dëshminë se nuk është në procedurë të falimentimit. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa - Taksë për verifikimin e mjeteve matëse ligjore 550 Euro ; - Taksë për tahografe 206 Euro; - Taksë për qendrat e kontrollit teknik të automjeteve 755 Euro; Transfer bankar 1000400070002410

Shkarko formularët