Miratimi i tipit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara



Qëllimi
Pala paraqet kërkesën së bashku me dokumentacion dhe mostrat përkatëse për miratimin e tipit të mjetit matës ligjërisht të kontrolluar, pranë Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga zyrtarët e fushave nga ky agjencion. Pasi të jetë shqyrtuar e gjithë lënda dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëher kryeshefi i Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës merr vendim për dhënien e miratimit për tipin e mjetit matës ligjërisht të kontrolluar.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë mbështetet në standarde ndërkombëtare. Qëllimi është që të mos plasohen në treg apo mos të përdoren mjetet matëse të cilat nuk janë ligjërisht të kontrolluara.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
10 vite

Organi i ankimimit
Agjencia e Metrologjisë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës;
  • Emri dhe vendi i prodhuesit të mjetit mates;
  • Emërtimi i mjetit matës si dhe shenja e prodhuesit të mjetit matës
  • Të dhënat për dedikimin e mjetit matës;
  • Të dhënat mbi karakteristikat teknikometrologjike të mjetit matës.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Dokumentacioni teknik për mjetin matës; [Kopje e verifikuar]
  • Mostra e mjetit matës (përveq mjeteve matëse të cilat sipas konstruktimit janë të vendosura në mënyrë statike (të pa lëvizshme) apo për shkak të dimenzioneve të tyre që nuk mund të transportohen. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa orë pune (10 euro/orë) Transfer bankar 1000400070002410

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët