Pëlqimi Mjedisor
Qëllimi
Paraqitja e kërkesës nga subjekti për pëlqim strategjik mjedisor bëhet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, shqyrtimi i kërkesës për dhënien e pëlqimit strategjik mjedisor bëhet nga Komisioni i përkohshëm pas konsultimit publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe aplikuesi, shqyrtimi i kërkesës bëhet brenda 75 ditëve dhe lëshohet vendimi me një shpjegim me shkrim për dhënien e pëlqimit strategjik mjedisor.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që përmes planeve dhe programeve, të sigurojë shkallë të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Baza ligjore
Validiteti
2 vite, vlefshmëria e Vendimit për Pëlqim Mjedisor ndërpritet nëse brenda dy (2) vitesh nga data e pranimit të Vendimit për Pëlqimin Mjedisor:
Aplikuesi nuk siguron lejen për ndërtim ose ap
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Numri i lëndës
- Data e aplikmit
- Emri i plotë i projektit për të cilin aplikohet
- Vlera finaciare investuese e projektit
- Vlera e tarifës së shërbimit për pëlqim mjedisor
- Dokumentacionet që dorëzohet bashkë më këtë kërkesë
- Emri dhe mbiemri i aplikmit
- Kompania
- Adresa e kompanisë
- Telefoni, Fax, E-mail
Dokumentacioni i kërkuar
- Raporti i Vlerësimin Strategjik të Mjedisit [Origjinal]
- Dëshmia për publikim të informacionit [Kopje]
- Pëlqimi i Kuvendit Komunal [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
- Fleta poseduese [Origjinal]
- Plani me koordinata [Kopje]
- Plani i situacionit [Kopje]
- Kontrata për shfrytëzimin e ngastrës ose objektit, për rastet kur ngastra ose objekti nuk është pronë e kërkuesit për pëlqim mjedisor. [Kopje]
- Në rastin e objekteve për lëndë djegëse të lëngëta apo materie eksplozive, pëlqimin nga autoriteti kompetent për lejimin e vendosjes së rezervuarëve në pajtim me ligjin për mbrojtje nga zjarri. [Kopje]
- Fatura e pagesës së tarifës së shërbimit për pëlqim mjedisor [Origjinal]
- Dëshmi për vlerën financiare investuese të projektit [Origjinal]
- Pyetësori i plotësuar [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 80 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesë prej 300 EUR – 5000 EUR varësisht prej Vlerës Investuese. Pagesë 50 Euro | Transfer bankar | 1000400070002120 |