Leja Mjedisore e Integruar
Qëllimi
Për punën e impianteve të reja të cilat mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe shëndetin e njeriut duhet të sigurohet leja e integruar mjedisore me të cilën sigurohet parandalimi dhe kontrolli i ndotjes së mjedisit. Llojet e aktiviteteve dhe impianteve, kushtet dhe procedura e dhënies së lejes së integruar, mbikëqyrja dhe çështjet tjera të rëndësishme për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes të mjedisit, do të rregullohen me ligj të veçantë.
Aplikuesi me kërkesë aplikon në Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Komisioni e shqyrton kërkesën e aplikuesit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor e lëshon vendimin për lejen mjedisore.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është parandalimi dhe kontrollimi i integruar i ndotjes, përmirësimi i mjedisit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.
Baza ligjore
Validiteti
10 vjet
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin, adresën dhe numrin e telefonit të parashtruesit të aplikacionit dhe nëse dallon, ndonjë adresë në të cilën do të duhej të dërgoheshin letër dërgesat lidhur me aplikacionin.
- Adresën e vendit të impiantit;
- Një hartë ose plan që tregon vendin dhe lokacionin e impiantit;
- Emrin e komunës në të territorin e së cilës ndodhet impianti;
- Përshkrimin e impiantit dhe aktiviteteve të cekura në Aneksin 1 të këtij ligji që do të kryhen në impiant, si dhe aktivitetet e tjera ndërlidhëse të drejtpërdrejta që do të kryhen në të njëjtin vend ku ndodhet edhe impianti që ka lidhje teknike me aktivitetet të cekura dhe të cilat do të mund të kishin ndikim në emisionet dhe ndotjen;
- Një raport për kushtet e vendndodhjes së impiantit. Ky raport, në veçanti, do të identifikonte çfarëdo substance mbi, në ose nën tokë që do të paraqiste rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut;
- Skemat e rrjedhës së proceseve të prodhimit të cilat planifikohen të përdoren;
- Materialet, përfshirë ujin dhe energjinë që do të përdoret ose që do të gjenerohet nga impianti;
- Natyra, sasitë dhe burimet e emetimit dhe mbeturinave nga impianti në mjedis, si edhe identifikimi dhe përshkrimi i ndonjë efekti të mundshëm të rëndësishëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriut;
- Teknologjinë e propozuar dhe teknikat e tjera për parandalimin ose, atëherë kur kjo nuk është e mundur, reduktimin e emisioneve dhe mbeturinave nga impianti;
- Masat e propozuara dhe metodat që do të ndërmerren për monitorimin e emisioneve dhe mbeturinave nga impianti;
- Një përshkrim të masave që do të ndërmerren për parandalimin, ripërdorimin, rivendosjen dhe magazinimin e sigurt të mbeturinave të krijuara nga operimi i impiantit;
- Një përshkrim të masave të tjera shtesë të propozuara për t’u ndërmarrë për të qenë në pajtim me kërkesat e përgjithshme të cekura në nenin 6 të këtij ligji.
- Një përshkrim të shkurtër të metodave kryesore alternative dhe teknikave të prodhimit, në rast se ndonjëra, është studiuar nga parashtruesi i aplikacionit;
- Ndonjë informatë shtesë të cilën aplikuesi dëshiron që Ministria ta marrë parasysh gjatë shqyrtimit të aplikacionit;
- Atëherë kur impianti i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis sipas ligjit, duhet të përfshihen informatat e siguruara dhe konkluzionet e vlerësimit të ndikimit në mjedis;
- Lejen ose licencën e lëshuar për impiantin nga ana e autoriteteve republikane.
- Një përmbledhje jo teknike të informatave në aplikacion.
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari i kërkesës [Origjinal]
- Fatura e pagesës për shqyrtimin e kërkesës për Leje Mjedisore të Integruar [Origjinal]
- Pasqyrat tabelare –diagramet, pjesa III.4. deri III.9 (tabela nga shtojca 2 e Udhëzimit Administrativ për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e plotësimit të aplikacionit për Leje Mjedisore të Integruar. [Origjinal]
- Hartat dhe skicat [Origjinal]
- Kopjet e lejeve dhe pëlqimeve të lëshuara, [Origjinal]
- Planet akcionale pjesa III.4. deri III.10 (tabela nga shtojca 2 e Udhëzimit Administrativ për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e plotësimit të aplikacionit për Leje Mjedisore të Integruar. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesa bëhet sipas vlerës së investimit Deri në 1.000.000 pagesa është 2000.00 Më e lartë se 1.000.000.00 – 3.000.000.00 pagesa është 3.000.00 Më e lartë se 3.000.000.00 – 6.000.000.00 pagesa është 4000.00 Më e lartë se 6.000.000.00 – 10.000.000.00 pagesa është 5000.00 Më e lartë se 10.000.000.00 pagesa është 6000.00 1.Vlera e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për ndryshim në operim të impiantit……..300.00 € 2. Vlera e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për modifikim të impiantit……..200.00 € 3. Vlera e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për vazhdimin e LMI-së……..100.00 € 4. Vlera e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për transferim të IPPC……..50.00 € | Transfer bankar | 1000400070002120 |