Licencimi i institucioneve parashkollore private



Qëllimi
Institucioni aplikon për licencë në Zyrën për Arsim dhe Aftësim Privat, formohet komisioni nga Sekretari i Përgjithshëm për shqyrtimin e të gjitha licencave, Komison i veçantë i cili përbëhet prej 5 zyrtarëve të Ministrisë të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Sekretari i Përgjithshëm në afat prej 1 muaji merr vendim për dhënien e licencës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që me anë të kësaj procedure, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të mbikëqyrë zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të institucioneve të arsimit privat për të gjitha nivelet dhe më këte rast garanton cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit publik.

Baza ligjore

Validiteti
30

Organi i ankimimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Formulari nuk është i përcaktuar, aplikuesi në formë të lirë aplikon.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Struktura organizative (organogrami) [Origjinal]
  • Plani zhvillimor për periudhën trevjeçare [Origjinal]
  • Projekti ideor i objektit-faza e arkitekturës [Kopje]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit nga organi kompetent [Origjinal]
  • Dëshmia për pronësinë ose marrjen me qira të objektit [Kopje]
  • Dokumentin e Plotësimit të kushteve për mbrojtje nga zjarri [Origjinal]
  • Dokumentin e Plotësimit të kushteve higjeniksanitare [Origjinal]
  • Statuti për qeverisje [Kopje]
  • Dokumenti se bartësi pronari nuk është i ndjekur penalisht [Origjinal]
  • Certifikata për vijueshmërinë e edukimit parafillor [Origjinal]
  • Forma e kontratës ndërmjet institucionit dhe prindit të fëmijës ose kujdestarit [Kopje]
  • Vendi, adresa, telefoni dhe email adresa [Origjinal]
  • Lista e kuadrit [Origjinal]
  • Diplomat/certifikatat e vërtetuara të stafit [Origjinal]
  • Plani i biznesit për së paku 3 vjet [Origjinal]
  • Për vazhdimin e licencës nevojitet dhe historiku i institucionit [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 100 euro - njëjtë edhe për vazhdimin e licencës Transfer bankar 1000 4000 7000 26 05

Shkarko formularët