Leje importi për produkte me origjinë shtazore



Qëllimi
Aplikuesi për leje të importit për produkte me origjinë shtazore duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës. Në rastin e kompanisë/korporatës me përfaqësi në Republikën e Kosovës, aplikuesi duhet të jetë i autorizuar nga kompania. Aplikacionet për leje importi mund të merren në zyrën qëndrore të Agjencionit ose online përmes web faqes: www.auv-ks.net , ose të kërkohen përmes postës elektronike. Pas aplikimit, leja lëshohet brenda dite nga sektori i Inspektoratit Veterinar, të cilën e nënshkruan Shefi i Inspeksionit Veterinar Kufitar. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të lejes. Kjo leje kërkohet vetëm për vendet jasht BE-së.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është lejimi i importit nga fabrikat të cilat janë me rrezikshmëri të vogël për sigurinë publike. Lejet ipen vetem për vende te treta dhe CEFTA.


Validiteti
1 ditë

Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri mbiemri i aplikuesit;
  • Importuesi;
  • Eksportuesi;
  • Fabrika numri i fabrikës;
  • Telefoni për kontakt;
  • Kushtet e ruajtjes/transportit;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata veterinare shëndetsore mbi dërgesën nga autoriteti kompetent i shtetit eksportues; [Origjinal]
  • Certifikata origjinës; [Origjinal]
  • Fatura e mallit; [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3- 6 muaj


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa nëpërmjet keshit Nuk ka