Njohja e diplomës së shkollës së lartë profesionale dhe nivelit Bachelor/ studime themelore



Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Qendrën Kombëtare për njohje dhe informim akademik për njohjen e diplomes të fituar jashtë vendit në Ministria e Aarsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Këshilli shtetëror i njohjes dhe anëtaret profesionale të Këshillit bëjnë shqyrtimin e kërkesës se aplikuesit për max 4 muaj. Këshilli shtetëror i njohjes lëshon vendim për njohjen e diplomës. Njohja do të thotë pranim zyrtar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e një diplome të fituar jashtë vendit e cila e konfirmon saktësinë dhe vërtetësinë e saj dhe shërben për punësim në Republikën e Kosovës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është njohja dhe barasvlera e diplomave dhe gradave të arsimit të lartë, të fituara në institucionet e akredituara e të pranuara të arsimit të lartë jashtë Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim punësimin pas njohjes në Republikën e Kosovës.


Validiteti
pa afat

Organi i ankimimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri mbiemri
  • Universiteti / Institucioni
  • Titulli / Grada
  • Drejtimi
  • Vendi (shteti, qyteti)
  • Data e aplikimit
  • Nënshkrimi
  • Të dhënat personale
  • Të dhënat për gradën e fituar
  • Të dhënat mbi edukimin paraprak
  • Lista e kontrollit
  • Deklarata e aplikuesit
  • Nënshkrimi
  • Data
Dokumentacioni i kërkuar
  • Një kërkesë me shkrim për njohje/ barasvlerë [Origjinal]
  • Formulari [Origjinal]
  • Dokumenti idetifikues [Kopje]
  • Diplomën [Origjinal]
  • Punimin tezë Bachelor [Kopje]
  • Programin e studimeve [Origjinal]
  • Shtojca e diplomës [Origjinal]
  • Diplomë e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Transkripti/ certifikatë e notave e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Diplomë e studimeve paraprake e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Transkripti/ certifikatë e notave e studimeve paraprake e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Diplomë dhe transkripta e notave i përkthyer [Origjinal]
  • Një përkthim të autorizuar të Diplomës/certifikatës dhe transkriptit /certifikatës së notave (nëse nuk janë në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës) [Origjinal]
  • Shtojcën e Diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës) [Origjinal]
  • Një kopje e punimit të diplomës, (të përkthehet një abstrakt i punimit - maksimum tri faqe, nëse nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare)
  • Fletëpagesën (taksa administrative, 30 €, e cila merret në NARIC-Kosova)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 4 muaj


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 30 euro Transfer bankar 1000400070002605

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët