Licencë për interes të publikut
Qëllimi
Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënjen e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bënë lëshimin e vendimin me një shpjegim me shkrim për dhënjen e licencës. Kjo procedurë i lëshohet ndërmarrjeve publike, ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është lëshimi i licencës vetëm për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet në pronesi shoqerore që kanë interes të madhe për vendin. Kjo licencë ju lëshohet psh. Trepçës, Korporatës Energjetike të Kosovës me qëllim hulumtimi dhe shfrytëzimi.
Baza ligjore
Validiteti
Deri në dy vite
Organi i ankimimit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Afati i ankimimit
Sipas Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative
Informacion për aplikim
- Emri i biznesit
- Adresa e regjistruar zyrtarisht
- Vendi i aplikacionit
- Zona kadastrale - Komuna
- Nr. Regjistrimit të biznesit
- Numri i telefonit
- Numri i telefonit mobil
- Adresa elektronike
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari i kërkesës [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit biznesit [Origjinal]
- CV [Origjinal]
- Harta [Origjinal]
- Pëlqim mjedisor [Origjinal]
- Programi për shfrytëzim [Origjinal]
- Plani i mbylljes së minierës dhe programi i rehablitimit [Origjinal]
- Licencën për hulumtim [Origjinal]
- Marreveshje mbi të drejtën siperfaqesore [Origjinal]
- Vendim nga Qeveria me të cilin konfirmohet se lëshimi i kësaj leje ose licence është në interes të publikut [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 2000 | Transfer bankar |