Licencë për Pensione Plotesuese Individuale - Licencë për fondet pensionale plotësuese individuale
Qëllimi
Të interesuarit për licencim si fond pensional plotësues individual (ofrues të pensioneve) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, Rregulloren për licencimin e ofruesve të pensioneve plotësuese individuale dhe me aktet e brendshme të BQK-së.
Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.
Pas kompletimit të aplikimit nga personi i interesuar, brenda 90 ditëve, bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës vendosë për miratimin paraprak ose refuzimin e kërkesës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencimin apo themelimin e një Fondi Pensional Plotësues Individual. Përmes kësaj procedure përcaktohen kushtet, kërkesat, procedurat dhe afatet qe duhet ndjekur për aplikimin dhe dhënien e licensës për Ofrues të Pensioneve Plotësuese Individuale.
Baza ligjore
Validiteti
Periudhë e pacaktuar kohore
Organi i ankimimit
Banka Qëndrore e Kosovës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Informata për Aplikantin;
- Informata rreth aktivitetit ekonomik të Aplikantit;
- Emri dhe detajet kontaktuese të firmës audituese për Ofruesin e Pensioneve;
Dokumentacioni i kërkuar
- Aktin themelues që themelon subjektin juridik i cili ofron pensionin; [Origjinal]
- Rregullat e pensionit që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve ose të benificioneve dhe rregullat për përfundimin apo anulimin e parakohshëm, nëse ka; [Origjinal]
- Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin ose drejtorin e mjeteve, nëse ka; [Kopje]
- Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon nëse ata janë persona të ndërlidhur dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre; [Origjinal]
- Formularët e pensionit që i përdorin pjesëmarrësit dhe përfituesitë; [Origjinal]
- Deklaratat nga anëtarët e organit qeverisës të siguruesit të pensioneve se ata pranojnë të veprojnë si fiduciarë dhe i plotësojnë kërkesat e paraqitura në këtë ligj; [Origjinal]
- Formulari i BQK-së; [Origjinal]
- Kopja e licencës dhe regjistrimit si institucion financiar; [Kopje e verifikuar]
- Biografitë e plota të themeluesve, si dhe pasqyrat financiare nëse janë të aplikueshme; [Origjinal]
- Listën e anëtareve të propozuar për bordin e drejtorëve dhe menaxherëve, biografitë e plota të tyre, duke përfshirë dëshmitë që vërtetojnë përgatitjen dhe përvojën relevante; [Origjinal]
- Struktura organizative (organogramin); [Origjinal]
- Statutin; [Origjinal]
- Kopjen e regjistrimit të biznesit si ofrues i pensioneve; [Kopje]
- Plani i biznesit; [Origjinal]
- Plani pensional; [Origjinal]
- Opinionin e një eksperti të pavarur/aktuarit që konfirmojnë ekzistencën e vlerësimit dhe vërtetojnë se kontributet e kërkuara janë adekuate për të paguar pensionet, në rast të Fondit të Pensioneve me Benefit të Definuar; [Origjinal]
- Përshkrimi i kategorive të pensioneve që do të ofrojë në treg, dhe kopja e kontratës (ve) individuale të pensionit ose dokument (të) ekuivalente që evidentojnë pjesëmarrjen e individit; [Origjinal]
- Pasqyrë mbi sistemin e menaxhimit te rrezikut e siguruar nga ofruesit e pensioneve për funksionimin e biznesit të pensionev [Origjinal]
- Raport të ofruesit të pensioneve për politiken e investimeve; [Origjinal]
- Lista e pjesëmarrësve që tregojnë kategoritë e tyre profesionale, ose deklaratat e të gjithë nënpunesave të Sponsorit që do të marrin pjesë; [Origjinal]
- Dokumenti që vërteton se ofruesi i pensioneve i propozuar disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë si Fond Pensional, përfshirë edhe instalimin e sistemit të informatizuar të raportimit të të dhënave në BQK; [Origjinal]
- Dëshmi të pagesës së tarifës së licencës në bazë të numrit të pjesëmarrjeve; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Varësisht nga numri i pjesëmarrësve në fond: 0 - 200 pjesëmarrës 1,500.00 EUR 201 - 500 pjesëmarrës 2,500.00 EUR 501 - 1000 pjesëmarrë 5,000.00 EUR mbi 1000 pjesëmarrës 10,000.00 EUR | Transfer bankar | 1000700010000130 |