Leje për aktivitete të veçanta
Qëllimi
Kërkesa bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bënë lëshimin e vendimit me një shpjegim me shkrim për dhënien e licencës. Leje për aktivitete te vecanta janë: shpimet, hapja e kanaleve, marrja e mostrave, duke përfshirë edhe mostrat e papërpunuara, vrojtimet gjeofizike, ku përfshihen matjet me anë të aeroplanëve ose metodave elektrike me tension të lartë, funksionimi i makinerisë ose pajimeve dhe çdo veprimtari e ndërlidhur e kryer për qëllime të kërkimit të cilat e ndryshojnë apo e çrregullojnë fizikisht sipërfaqen e tokës, edhe për përdorimin e lëndëve plasëse për nevojat e sektorit minerar, leje për punë në xehetari, leje për përpunimin e lëndëve të para minerale.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është të u lëshohet personave juridik që kanë të bëjnë me seperacion: bazë asfallti ose betoni.
Baza ligjore
Validiteti
Kohëzgjatja dhe fushëveprimi i çdo Leje përcaktohet nga KPMM-ja në mënyrë të arsyeshme dhe të
drejtpërdrejtë dhe racionale në lidhje me ushtrimin e aktiviteteve të veçanta të autorizuara me Lejen
Organi i ankimimit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Afati i ankimimit
30 dite
Informacion për aplikim
- Emri i biznesit
- Adresa e regjistruar zyrtarisht
- Vendi i aplikacionit
- Zona kadastrale - Komuna
- Nr. Regjistrimit të biznesit
- Numri i telefonit
- Numri i telefonit mobil
- Adresa elektronike
Dokumentacioni i kërkuar
- Programi për rehabilitim [Origjinal]
- Pëlqim mjedisor [Origjinal]
- Marrëveshje mbi të drejtat sipërfaqësore [Origjinal]
- Program për aktivitete të veçanta [Origjinal]
- Kërkesa për aplikim [Origjinal]
- Dokumente të tjera që kërkohen me arsye nga KPMM-ja
- Garancion për përmbushjen e detyrimeve [Origjinal]
- Një përshkrim i aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit që është kryesisht përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të veçanta, duke përfshirë edhe kopjet të CV-ve të
- Një ose më shumë harta që tregojnë: 1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata, 2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj, 3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe 4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Brenda tre (3) muajve pas pranimit të kërkesës së plotë për Leje KPMM do te vendos lidhur me kerkesen e parashtruar
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | 200 euro | Transfer bankar | |
| Taksa | 500 euro | Transfer bankar | |
| Pagesa | Transfer bankar |