Leje për ofrimin e shërbimit të vëzhgimit elektronik të pronës



Qëllimi
Nënkupton pajisjen me leje për ofrimin e shërbimit të vëzhgimit elektronik të pronës, ofrimin e vëzhgimit elektronik të hapësirës dhe pronës së siguruar nga kompania private e sigurimit

Përshkrim i Shkurtër
Pala duhet ti plotësojë kushtet e nenit 13 të Ligjit 08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë Dhe aplikimi është përmes Sistemit online për Shërbimet Private të Sigurisë (SSHPS) - i cili është në web faqen e Ministrisë se Punëve të Brendshme

Baza ligjore

Validiteti
Sipas këtij ligji, të gjitha lejet lëshohen për një periudhë pesë (5) vjeçare.

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme, Komisioni i Ankesave për Sigurinë Private

Afati i ankimimit
Afati i ankimimit është i përcaktuar në Ligjin përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Informacion për aplikim
  • Informacioni i aplikimit për leje është i përcaktuar dhe i shfaqur ne sistem për plotësimin e kushteve për marrjen e lejes sipas nenit 4 të Udhëzimet administrative Nr.27/2011-MPB për Procedurat e Licencimit.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Për t’u pajisur me leje për ofrimin e shërbimit të vëzhgimit elektronik të pronës, aplikuesi, përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji, duhet të ketë [Kopje]
  • së paku pesë (5) operatorë të mbikëqyrjes elektronike [Kopje]
  • së paku një (1) menaxher të sigurimit për shërbim të vëzhgimit elektronik të pronës [Kopje]
  • Qendrën e Kontrollit [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): KOHA E PARASHIKUAR NGA LIGJI APO AKTI NËNLIGJOR BRENDA SË CILËS DUHET TË JEPET PËRGJIGJE PËR LEJIMIN Organi kompetent vendos për aprovim ose refuzim të kërkesës dhe informon aplikuesin me vendim me shkrim brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e dorëzimit të kërkesës.


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 500 Transfer bankar Taksa za izdavanje dozvole za pružanje usluge elektronskog nadzora imovine je 500 evra, dok je produženje 250 evra, plaćanje takse se vrši preko onlajn sistema Sistem za usluge privatnog obezbeđenja.


Shkarko formularët