Licencë e pyetësit të drejtimit
Qëllimi
Qëllimi i kësaj
procedure është kontrolli i aftësive profesionale, njohja e legjislacionit dhe aftësitë e personit për testimin e kandidatëve për patentë shofer nga pjesa praktike .
Përshkrim i Shkurtër
Licenca e pyetësit të drejtimit i lëshohet personit i cili jep provimin profesional. Provimit për pyetës mund t’i nënshtrohet personi i cili i plotëson kushtet si vijon: posedon patentë shoferin e kategorisë “B” së paku per 5 vite, dhe që i ka mbushur 25 vjet. Ne tri vitet e fundit ai ose familja e ngusht e tij nuk është i punësuar në çfardo menyre ne ndonjë auto shkollë . Pyetësi për licencim duhet, të jap testimin teorik dhe praktik për kategorinë përkatëse. Provimi jepet para komisionit të emëruar nga Sekretari i pergjithshëm. Ministria do të organizojë trajnime për kandidatët për licencim për pyetës dhe trajnim për verifikimin e njohurive të pyetësit. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Formulari per aplikim per licencim dhe perteritje te licences i cili gjindet i bashkangjitur
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikaten shendetesore valide [Kopje]
- Dëshminë lëshuar nga gjykata që kandidati nuk është i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë muaj burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë [Origjinal]
- Dëshminë për përfundimin trajnimit bazë për pyetës [Kopje e verifikuar]
- Deklaratën e noterizuar se ai ose ndonjë anëtarë i familjes së ngushtë të tij në tre vitet e fundit nuk është i angazhuar në çfarëdo mënyre në autoshkollë [Origjinal]
- Letërnjoftimin apo pasaportën e vlefshme të Republikës së Kosovës [Kopje]
- Patentë shoferi i vlefshëm së paku 5 vite [Kopje]
- Dëshminë për përgatitjen profesionale së paku nivelin bachelor ne lëmin e komunikacionit. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Pagesa | 50 euro | Transfer bankar | |
Pagesa | 30 euro | Pagesa nëpërmjet keshit | |
Taksa | 20 euro | Transfer bankar |