Licencë pune për ushtrimin e veprimtarisë fizioterapeutike në Republikën e Kosovës për fizioterapeutët anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.
Qëllimi
Qëllimi i procedurës së licencimit dhe rilicencimit në Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës është ushtrimi i veprimtarisë fizioterapeutike në territorin e Republikës së Kosovës nga Fizioterapeutët
Përshkrim i Shkurtër
Licenca e punës nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i lëshohet fizioterapeutëve të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor (BSc) dhe pas kalimit me sukses të provimit nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, ku përmes kësaj licence, profesionistit shëndetësorë të kësaj fushe i lejohet ushtrimi i profesionit të fizioterapisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Licenca mundet të përdoret vetëm nga titullari i saj.
Fizioterapeuti i cili shpreh vullnetin për ushtrimin e profesionit të tij/saj, ka të obliguar pajisjen me licencë të punës të lëshuar nga OFTK.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
Afati i rregullt i licencës të punës është 5 vite.
Në përjashtim të fizioterapeutëve të pensionuar të cilëve ju lëshohet licenca me afat 2 vjeçar të validitetit.
Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues i OFTK-së
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; - Të jetë i diplomuar në lëminë mjekësore në ndonjërin nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë, apo të ketë të nostrifikuar programin universitar sipas legjislacionit në fuqi; - Të ketë dhënë Provimin Profesional ne MSH; - Të jetë i anëtarësuar në OFTK-së; - Të paguajë anëtarësinë në OFTK, dhe - Të paguajë taksën administrative për dorëzim të kërkesës për Licencim dhe ri-licencim Shënim me rendësi: Fizioterapeuti shtetas i huaj i cili dëshiron të ushtrojë veprimtarinë mjekësore në territorin e Republikës së Kosovës, licencohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Procesi i marrjes së licencës në OFTK Aplikanti pasi të ketë përfunduar studimet bachelor të fizioterapisë, pastaj të ketë mbajtur stazhin prej 6 muaj të praktikës, dhe pasi të përfundoj provimin nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aplikon për Licencë Pune në Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës për anëtarësim dhe licencim si anëtari i ri. Aplikimi në OFTK realizohet online përmes platformës zyrtare të OFTK: oftk-ks.org, ku aplikanti në rastin në fjalë obligohet të i përmbush të gjitha të dhënat e kërkuara të informatave të tij personale, në lidhje me shkollimin tij dhe ato profesionale, e më pas të i ngarkoj në platformë dokumentet specifike të kërkuara sipas rubrikave në platformë. Në rastin në fjalë, aplikanti gjatë aplikimit në OFTK i ofrohet ndihmë gjatë gjithë procedurës në rast të shfaqjes së ndonjë problemi nga anëtari gjatë aplikimit.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kopja e noterizuar e Diplomës universitare, në rast se aplikuesi ka përfunduar studimet jashtë vendit duhet të dorëzojë Vendimin e lëshuar nga MAShT në kopje të noterizuar të organit kompetent për nostrifikimin e Diplomës së fituar jashtë vendit, Certifikata e Provimit shtetëror e licencës së lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kopje të noterizuar, në rast se aplikuesi ka përfunduar edukimin specialisitik jashtë vendit duhet të dorëzojë Vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kopje të noterizuar të organit kompetent për barasvlerësimin e Certifikatës/Diplomës së fituar jashtë vendit, Deklarata e nënshkruar nën betim, Letërnjoftimi me vlefshmëri-kopje, dhe Fletëpagesa për taksën administrative për licencim dhe rilicencim. Komisioni rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë varësisht nga vlerësimi i kërkesës së parashtruar. [Kopje e verifikuar]
- Certifikatën për përfundimin e provimit nga Ministria e Shëndetësisë [Kopje e verifikuar]
- Ekstrakti i lindjes [Kopje]
- Letërnjoftimi valid [Kopje]
- Fotografi 3x4 [Origjinal]
- Fletpagesa për licencim në OFTK [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 80 Euro | Transfer bankar | NLB-1701001600082047 |