Licencë pune për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore në Republikën e Kosovës për mjekët anëtarë të Odës së Mjekëve të Kosovës. (OMK)
Qëllimi
Qëllimi i procedurës së licencimit dhe rilicencimit në Odën e Mjekëve të Kosovës është ushtrimi i veprimtarisë mjekësore në territorin e Republikës së Kosovës nga doktorët e mjekësisë dhe mjekë
specialistë të lëmive të ndryshme.
Përshkrim i Shkurtër
Mjeku fillimisht duhet të iniciojë procedurën e anëtarësimit në OMK, që është parakusht për procedurën administrative për licencim dhe rilicencim në OMK. Mjeku anëtar inicion procedurën e licencimit dhe rilicencimit pranë Odës së Mjekëve të Kosovës përmes platformës digjitale www.online.omk-rks.org. Organet përkatëse të OMK-së shqyrtojnë kërkesën e mjekut anëtar së bashku me dokumentacionin përcjellës për licencim dhe rilicencim. Si rrjedhojë, nxjerrë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar në afat prej 30 (tridhjetë) ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës nga mjeku anëtar.
Baza ligjore
Validiteti
5 (pesë) vite.
Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK)
Afati i ankimimit
15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
Informacion për aplikim
- - Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; - Të jetë i diplomuar në lëminë mjekësore në ndonjërin nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë, apo të ketë të nostrifikuar programin universitar sipas legjislacionit në fuqi; - Të ketë dhënë Provimin Profesional; - Të jetë i anëtarësuar në OMK; - Të paguajë anëtarësinë në OMK, dhe - Të paguajë taksën administrative për dorëzim të kërkesës. Shënim me rendësi: Mjeku shtetas i huaj i cili dëshiron të ushtrojë veprimtarinë mjekësore në territorin e Republikës së Kosovës, licencohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kopja e noterizuar e Diplomës universitare, në rast se aplikuesi ka përfunduar studimet jashtë vendit duhet të dorëzojë Vendimin e lëshuar nga MAShT në kopje të noterizuar të organit kompetent për nostrifikimin e Diplomës së fituar jashtë vendit, Certifikata e Provimit shtetëror e licencës së lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kopje të noterizuar, në rast se aplikuesi ka përfunduar edukimin specialisitik jashtë vendit duhet të dorëzojë Vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kopje të noterizuar të organit kompetent për barasvlerësimin e Certifikatës/Diplomës së fituar jashtë vendit, Deklarata e nënshkruar nën betim, Letërnjoftimi me vlefshmëri-kopje, dhe Fletëpagesa për taksën administrative për licencim dhe rilicencim. Komisioni rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë varësisht nga vlerësimi i kërkesës së parashtruar. [Kopje e verifikuar]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 (tridhjetë) ditë.
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 50 (pesëdhjetë) euro. | Transfer bankar | The administrative fee for licensing and re-licensing is determined by the decision of the Assembly of the Kosovo Doctor Chamber regarding the establishment of administrative fees within KDC. |