Regjistrimi i Përfaqësuesve të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale
Qëllimi
Përfaqësimi i të drejtave nga fusha e pronësisë industriale të personave fizik dhe juridik që nuk kanë vendbanim ose seli në Republikën e Kosovës pranë Agjencisë për Pronësi Industriale.
Përshkrim i Shkurtër
Procedura e regjistrimit fillon me paraqitjen e aplikacionit. Vlerësimi i kërkesave për regjistrim bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin e Përfaqësuesve të autorizuar nga fusha e pronësisë industriale, i cili formohet me Vendim nga Ministri/ja e MINT-së. Komisioni shqyrton dhe nxjerr vendim dhe certifikatë përkatës lidhur me kërkesën për regjistrim. Nëse kërkesa për regjistrim i plotëson kushtet e parapara për regjistrim, Agjencia për Pronësi Industriale në bazë të vendimit të Komisionit lëshon vendim dhe certifikatë për regjistrimin e aplikuesit në regjistër.
Baza ligjore
Validiteti
1 vit
Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat për numrin dhe datën e Aplikacionit
- Të dhënat në lidhje me aplikuesin
- Të dhënat lidhur me përfaqesusin e aplikuesit
- Të dhëna rreth fatures për tarifën e paguar të aplikimit
- Përcaktimi i Produktit dhe caktimi i klasave sipas Sistemit të Lokarnos për Klasifikimin Ndërkombëtar
- Të dhënat për Dizajnuesin
- Të dhënat për të Drejten e Përparësisë nëse pretendohet kjo e drejtë.
- Të dhëna të tjera shtesë (nëse ka)
- Nënshkrimi apo Vula e Paraqitësit të Aplikacionit
- Nënshkrimi dhe Vula e Agjencisë së Pronësisë Industriale
Dokumentacioni i kërkuar
- Vërtetimi se personi është shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Kosovë. [Origjinal]
- Diploma. [Kopje e verifikuar]
- Vërtetimi për dhënie të provimit kualifikues për përfaqësues të autorizuar (nuk aplikohet deri në fillimin e organizimit të provimeve kualifikuese). [Origjinal]
- Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (nëse aplikon si biznes). [Kopje]
- Vërtetimi i anëtarësisë në Odën e Avokatëve (kur aplikuesi është avokat). [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 20 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |
Taksa | 200 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |
Taksa | 200 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |