Leje per ushtrimin e Veprimtarisë për Agjenci Turistike
Qëllimi
Fillimisht bëhet aplikimi nga ana e agjencieve turistike për tu pajisur me leje nëpërmjet arkivës në Departamentin e Turizmit, pranohet lënda dhe kjo lëndë i dërgohet Kryesuesit të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për paisjen me leje për agjenci turistike, Komisioni shqyrton dokumentacionin e agjencive turistike të cilat kanë aplikuar se a kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës në bazë të Udhëzimit Administrativ si dhe formularit të bashkangjitur në Udhëzim. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni merr vendim nëse dokumentacioni I ofruar është në rregull dhe lëshohet vendimi për paisjen me leje për agjensi turistike ose refuzohet.
Mbi bazën e rekomandimit të komisionit Ministri lëshon lejen për ushtrimin e veprimtarisë.
Përshkrim i Shkurtër
Garantimi i shërbimit të sigurtë për shëndetin publik nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e strukturës akomoduese.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave ne Ministrine e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit hotelier
- Aaplikacioni
- Adresa e selisë dhe e njesisë
- Telefoni, emaili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula dhe nënshkrimi i subjektit hotelier
Dokumentacioni i kërkuar
- Kopja e Certifikatës për regjistrim të shoqërisë tregtare e lëshuar nga ARBK [Kopje]
- Kopje të marrëveshjeve për shërbimet e udhërrëfyes turistik, apo deklaratë, nga udhërrëfyes turistik se do të ofrojnë shërbimet e udhërrëfyesit në rast se agjencia e udhëtimit pajiset me leje për ushtrimin e veprimtarisë. [Origjinal]
- Dëshmia për sigurimin e përgjegjësisë sipas Nenit 11 të Ligjit për Turizëm, varësisht nga kategoria e përcaktuar me nenin 5 të këtij Udhëzimi Administrativ. [Origjinal]
- Formulari i plotësuar në mënyrë elektronike me të gjitha të dhënat e kërkuara për përfshirje në Regjistrin e turizmit. Formulari standard për aplikim dhe përfshirje në Regjistrin e Turizmit përcaktohet me udhëzimin Administrativ për Regjistrin e Turizmit, dhe është i qasshëm përmes platformës elektronike të Regjistrit të Turizmit. [Origjinal]
- Certifikatë pronësie, kontratë qiraje ose dokument tjetër që dëshmon se agjencia e udhëtimit posedon hapësirë/për ushtrimin e veprimtarisë. [Origjinal]
- Certifikatë nga Gjykata Kompetente me të cilën dëshmohet se shoqëria tregtare nuk është në procedurë falimentimi dhe në procedurë hetimore. [Origjinal]
- Dëshmia e pagesës së tarifës dministrative, në llogarinë e përcaktuar nga Ministria. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 10 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |