Certifikatë për kategorizim dhe klasifikim të strukturave akomoduese



Qëllimi
Fillimisht bëhet aplikimi nga ana e subjekteve hoteliere nëpërmjet arkivës në Departamentin e Turizmit, pranohet lënda, dhe i dërgohet Kryesuesit të Komisionit per Klasifikim dhe Kategorizim, pastaj Komisioni për Klasifikim dhe Kategorizim shqyrton dokumentacionin e subjekteve të cilat kanë aplikuar, atëherë Komisioni është i obliguar që të vizitojë ato subjekte të cilat i kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës dhe në bazë të kritereve të përfshira në Shtojcat që janë në Udhëzimin Administrativ (bën vlerësimin e atij objekti hotelier. Pas vlerësimit të Komisionit, për objektet e kategorizuara lëshohet vendim nga ana e komisionit, për kategorinë e fituar dhe me pastaj Ministri në bazë të këtij vendimi e nënshkruan certifikatën e kategorizimit, ku pas nënshkrimit të certifikatës nga ana e Ministrit, objekti hotelier konsiderohet i kategorizuar.

Përshkrim i Shkurtër
Garantimi i shërbimit të sigurtë për shëndetin publik nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e strukturës akomoduese.


Validiteti
Pa afat

Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave ne Minsitrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit hotelier
  • Aaplikacioni
  • Adresa e selisë dhe e njesisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula dhe nënshkrimi i subjektit hotelier
Dokumentacioni i kërkuar
  • - Kopjen e Certifikatës së regjistrimit të biznesit lëshuar nga ARBK; [Kopje]
  • Vetëvlerësimin e përmbushjes së kritereve minimale dhe tjera të përgatitur nga struktura akomoduese sipas formularit të kritereve të këtij udhëzimi, me të cilin tregon përmbushjen e kritereve të përcaktuara me këtë udhëzim administrativ; [Origjinal]
  • - Rregulloren e brendshme të strukturës akomoduese; [Origjinal]
  • - Listën e të gjithë të punësuarve, duke përfshirë edhe pozitat aktuale të tyre; [Origjinal]
  • - Fotografi ose fletëpalosje të pamjes së jashtme dhe të brendshme të objektit; [Origjinal]
  • - Fletëpagesën e taksës së klasifikimit, e paguar në llogarinë e përcaktuar nga Ministria [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 10 Euro Transfer bankar 1000400070002411

Shkarko formularët