Leje për Import të letrës për cigare dhe letrës në forme tubi me filtër
Qëllimi
Monitorimi i subjekteve që merren me tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij për të siguruar cilësinë e produkteve në treg.
Përshkrim i Shkurtër
Kërkesa dorëzohet në zyrën e pranimit. Zyrtari e dërgon lëndën tek Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave: Komisioni i shqyrton kerkesat dhe vendos për dhene, vazhdim, refuzim ose revokimin e licences
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
5 vjet
Organi i ankimimit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
Sipas Ligjit për procedurat e pergjithshme administrative
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Adresa e selisë, depos ose pikës shitëse
- Telefoni, fax dhe e-maili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Licencim [Origjinal]
- Certifikata e biznesit dhe informata e biznesit [Kopje e verifikuar]
- Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatim paguesit TVSH [Origjinal]
- Dëshmia se subjekti nuk është në procedurë të likuidimit ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor [Origjinal]
- Dëshmia se drejtori i subjektit ose personi përgjegjës i personit jurudik nuk është i dënuar për vepër penale më tepër se gjashtë muaj heqje lirie [Origjinal]
- Subjekti që aplikon për licencë importi të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqes dëshmi se posedon hapësirë të mjaftueshme dhe kushte për ruajtje dhe deponim, të lëshuar nga organi kompetent [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|