Licencë për shfrytëzim për të gjitha mineralet e tjera përveç atyre energjetike



Qëllimi
Kërkesa bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bën lëshimin e vendimit me një shpjegim me shkrim për dhënien e licencës. Mineralet Metalore janë ato të cilat përmbajnë metalet si: alumin, atimon, arsenik, berilium, bismut, boron, kadmium, çesiumi, kromiti, çinabari, kobalti, bakri, galena, galiumi, germaniumi, ari, hafniumi, ilmeniti, indiumi, hekuri, oksidet e hekurit, plumbi, litiumi, magnezi, mangani, merkuri, molibdeni, nikeli, niobi, metalet e grupit të platinit (MGP: ruthenium, rodium, palladium, osmium, iridium, planinium), piritet, radiumi, mineralet e tokave të rralla (latanidet dhe aktinidet), renium, rubidium, skandium, selenium, argjendi, stroncium, tantalum, tellurium, thallium, torium, kallaji, titaniumi, tungsteni dhe xehet e tij, vanadiumi, vulfeniti, itriumi, zinku dhe zirkoni.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ndërmarja e aktiviteteve të shfrytëzimit ose eksplorimit të burimeve minerale në Kosovë.

Baza ligjore

Validiteti
njëzetë e pesë (25) vite

Organi i ankimimit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit
30 dite

Informacion për aplikim
  • Emri i biznesit
  • Përfaqësuar nga
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Vendi i aplikacionit
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Numri i telefonit mobil
  • Adresa elektronike
  • Deklarata e parashkruesit të kërkesës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari i kërkesës [Origjinal]
  • Një përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit kryesisht përgjegjës për zbatimin e Programit të minierave, duke përfshirë edhe kopje të CV-ve të tyre dhe nëse kërkohet me arsye nga KPMM, të gjitha diplomat, licencat dhe certifikatat përkatëse
  • Një ose më shumë harta që tregojnë: 1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata, 2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj, 3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe 4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse
  • Marrëveshje(t) mbi të drejtat sipërfaqësore
  • Pëlqim mjedisor [Origjinal]
  • Programi për shfrytëzim [Origjinal]
  • Një plan të mbylljes së Minierës dhe një program për rehabilitim të përgatitur në çdo rast nga ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë, duke përfshirë edhe vlerësimin e kostos për implementimin e këtij plani
  • Një studim të implikimeve sociale të programit të propozuar të shfrytëzimit, të përgatitur nga ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë
  • Garancinë për përmbushjen e detyrimeve në formën e përcaktuar nga KPMM
  • Një kopje të Licencës për Hulumtim dhe, nëse është e aplikueshme, Licencës për Mbajtjen e të Drejtave në posedim të aplikuesit
  • Dokumente ose të dhëna të tjera që kërkohen me arsye nga KPMM-ja

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): tre (3) muaj


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 2,000 euro Transfer bankar
Taksa 2,000 euro Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët