Akreditimi i institucionit që ofron kualifikime në disa lokacione
Qëllimi
Institucioni e paraqet aplikacionin (raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin shtesë) duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve e përzgjedh ekipin e ekspertëve për vlerësimin e aplikacionit për akreditim. Ekipi i ekspertëve vlerëson raportin e vetëvlerësimit të ofruar nga institucioni aplikues, viziton institucionin aplikues, harton draft-raportin dhe bënë rekomandime, paraqet draft raportin te Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve merr vendim bazuar në rekomandimet e ekipit dhe informon institucionin aplikues. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve merr vendimin final dhe lëshon dokumentacionin e nevojshëm duke konfirmuar statusin e institucionit. Procedura është e njetë edhe për vazhdim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është njohja zyrtare se siguruesi i arsimit të lartë dhe programet e tij përmbushin përgjithësisht standartet e pranuara të cilësisë dhe kualifikimet e tij akordohen me mbajtësit. Duhet të ekzistoj sepse fiton njohje kombëtare në vend përmes Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.
Baza ligjore
Validiteti
6 muaj
Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues i AKK
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i institucionit dhe adresa
- Titulli i kualifikimit/modulit dhe niveli në kornizën kombëtare të kualifikimeve
- Lloji i institucionit
- Aktivitetet kryesore të institucionit
- Statusi i personit juridik - ofroni detaje rreth regjistrimit
- Nëse është e licencuar si ofrues i arsimit nga MASHT, ofron dëshmi
- Informatat rreth institucionit duke përfshirë menaxhimin dhe gjendjen financiare
- Pajisjet dhe materialet për kualifikim/modul
- Stafi për ofrim dhe/ose vlerësim të kualifikimit specifik
- Menaxhimi i cilësisë së vlerësimit
- Të dhënat të cilat e mbështesin sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të arriturave të kandidateve
- Menaxhimi i cilësisë së certifikimit
- Politikat dhe procedurat për zhvillim të stafit lidhur me kërkesat për vlerësim, verifikim të brendshëm dhe certifikim
- Politikat dhe procedurat për vlerësimin e kandidatëve me nevoja të veçanta
- Politikat dhe procedurat e monitorimit për sigurim të mundësive të barabarta dhe përzgjedhje të drejtë të kandidatëve
- Procedura për njohjen e mësimit paraprak, joformal dhe informal; Sistemet për njohjen dhe transferimin e kredive të arritura nga ana e kandidatëve; Realizimi i vlerësimit në një ambient të sigurte dhe të shëndoshë
- Të dhënat për drejtorin; Të dhënat për personin kontaktues për këtë aplikacion (nëse është person tjetër nga drejtori)
- Nënshkrimi i drejtorit; Data e aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
- Certifikata e numrit fiskal [Kopje]
- Dëshmi një moster e certifikatës (lëshohet në bazë të mbarëvajtjes së trajnimeve). [Kopje]
- Dokument mbi dëshmitë e kualifikimit [Kopje]
- Dëshmi për një ambient të sigurtë dhe të shëndoshë: procedurat e raportimit të incidenteve (nëse ka), listen e pajisjeve të sigurisë të cilat janë në dispozicion, trajnimet për vetëdijësim shëndetësor dhe siguri për kandidat dhe staf (nëse ka). [Kopje]
- Dokument mbi dëshmitë e gjendjes financiare të institucionit [Kopje]
- Dëshmi për transferin e kredive [Kopje]
- Lista e stafit menaxhues dhe profesional që përfshihen në ofrimin dhe vlerësimin e kualifikimit/modulit. [Kopje]
- Dëshmi për procedurat e njohjes së mësimit paraprak [Kopje]
- Dëshmi mbi memorandume bashkëpunimi, projektet, detyrat dhe praktikat e realizuara nga kandidatët, brenda dhe jashtë institucionit (kompani, organizatë etj). [Kopje]
- Politikat për monitorim dhe sigurim të mundësive të barabarta [Kopje]
- Dëshmi mbi menaxhimin e cilësisë së brendshme [Kopje]
- Dëshmi mbi vlerësimin e kandidatëve me nevojat e veçanta [Kopje]
- Dëshmi mbi të dhënat të cilat e mbështesin sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të arriturave të kandidatëve [Kopje]
- Menaxhimi i cilësisë së certifikimit [Kopje]
- Dëshmi mbi kualifikimet dhe përvojen e stafit [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | • Pagesa themelore administrative 50 euro; • Institucioni që ofron kualifikime të njëjta në disa lokacione, ngarkohet nga 250 euro shtesë për secilin lokacion, kurse me rastin e riakreditimit do të ngarkohet me 100 euro shtesë për lokacion. • Ditën e punës së ekspertëve e paguajnë institucioni aplikues dhe është 100 euro bruto për një ekspert, zakonisht janë dy ekspertë. Sqarim: Ekipi i ekspertëve zakonisht përbehet nga dy ekspertë vendor të fushës, por ka raste edhe 3 ekspertë të fushës, apo nga rajoni apo ndërkombëtar. Për një ekspert vendor institucioni paguan 100 euro bruto për një ditë pune, për një ekspertë nga rajoni institucioni paguan 200 euro bruto për një ditë pune, ndërsa për një ekspertë ndërkombëtar institucioni paguan 400 euro bruto për një ditë pune. | Transfer bankar | 1000400070002605 |