Licencimi institucioneve të arsimit të lartë privat



Qëllimi
Institucionit aplikon për licencë në Zyrën për Arsim dhe Aftësim Privat pastaj formohet komisioni nga Sekretari i Përgjithshëm për shqyrtimin e të gjitha licenëcave, Komison i veçantë i cili përbëhet prej 5 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sekretari i Përgjithshëm në afat prej 12 muaj merr vendim për dhënien e licencës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që me anë të kësaj procedure, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të mbikëqyrë zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të institucioneve të arsimit privat për të gjitha nivelet.


Validiteti
3-5 vite për çdo vit ripëtëritje

Organi i ankimimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Formulari nuk është i përcaktuar, aplikuesi në formë të lirë aplikon.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për licencim e BPrAL; [Origjinal]
  • Vendimi për themelimin e BPrAL [Origjinal]
  • Emërtimi dhe selia e BPrAL [Kopje]
  • Struktura organizative e BPrAL(organogrami) [Kopje]
  • Historiku i shkurtër i BPrAL (vetëm për ato që kanë punuar edhe më parë) [Kopje]
  • Certifikata e regjistrimit nga organi kompetent; [Origjinal]
  • Dëshmia për pronësinë ose për marrjen me qira të lokaleve së paku për kohën e kërkuar për licencë [Kopje]
  • Vërtetimi mbi plotësimin e kushteve higjieniko-sanitare [Origjinal]
  • Vërtetimi mbi plotësimin e kushteve për siguri;
  • Statuti për qeverisje [Kopje]
  • Rregullorja e punës [Kopje]
  • Kodi i mirësjelljes i BPraL [Kopje]
  • Vërtetimi nga organet e juridiksionit se kundër themeluesit të BPrAL nuk është hapur ndonjë procedurë ligjore [Origjinal]
  • Lokale të mjaftueshme dhe të pajisura sipas standardeve të përcaktuara nga MASHT [Kopje]
  • Objektet në të cilat zhvillohet veprimtaria arsimore, kërkimore-shkencore duhet të jenë të pajisura me leje ndërtimi nga organi kompetent dhe te dedikuara për këtë veprimtari; [Kopje]
  • Bibliotekën me inventar dhe me fond të pasur librash nga fusha përkatëse [Për shikim]
  • Kabinetet me pajisje kompjuterike dhe me pajisje përkatëse për fushat e caktuara [Për shikim]
  • Lista e punëtorve mësimorë, kërkimoro-shkencorë, me gradat dhe thirjjet akademike dhe kualifikime përkatëse të fushës së ngushtë (kopjet e vërtetuara të diplomave ose të certifikatave, për diplomat e marra jashtë kopja e diplomës së barasvlerësuar/njohur) [Kopje]
  • Lista e kuadrit administrative dhe ndihmës; shkalla e kualifikimit të tij/saj (fotokopjet e vërtetuara të diplomave/certifikatave) [Kopje]
  • Plani dhe programi vjetor i punës së BPrAL [Kopje]
  • Emërtimi i dokumenteve që BPrAL do t`u lëshojë studentëve (modelet); [Kopje]
  • Kopja e kontratës ndërmjet BPrAL dhe personelit (modeli)
  • Garancioni bankar për shumën e të hyrave nga studentët për vitin akademik i cili garanton përfundimin e programit si dhe në rastin emosakreditimit të programit apo mbylljes së BPrAL për transferin e studentëve në BPrAL tjetër në bazë të marrëveshjes së lidhur mes VPrAL nën mbikëqyrjen e AKA; [Origjinal]
  • Plani i biznesit i BPrAL për kohëzgjatjen e kërkesës për licencim, së paku tri vite; [Kopje]
  • Shuma e caktuar e pagesës që student është i obliguar të paguaj për një vit akademik [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 12 muaj


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1500 euro për fakultete dhe institute dhe 4000 euro për fakultete Transfer bankar 1000 4000 7000 26 05

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët