Njohja e diplomës të doktoratës
Qëllimi
Personi i interesuar aplikon në Qendrën Kombëtare për njohje dhe informim akademik për njohjen e diplomes të fituar jashtë vendit në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Këshilli shtetëror i njohjes dhe anëtarët profesionale të Këshillit bënë shqyrtimin e kërkesë të aplikuesit për maksimum 4 muaj. Këshilli shtetëror i njohjes lëshon vendim për njohjen e diplomës. Njohja do të thotë pranim zyrtar nga ana e Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e një diplome të fituar jashtë vendit e cila e konfirmon saktësinë dhe vërtetësinë e saj dhe shërben për punësim në Republikën e Kosovës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është njohja dhe barasvlerësimi i diplomave dhe gradave të arsimit të lartë, të fituara në institucionet e akredituara e të pranuara të arsimit të lartë jashtë Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim punësimin pas njohjes në Republikën e Kosovës.
Baza ligjore
Validiteti
Ende s'është përcaktuar pagesa e anëtarëve të Këshillit.
Organi i ankimimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri mbiemri
- Universiteti / Institucioni
- Titulli / Grada
- Drejtimi
- Vendi (shteti, qyteti)
- Data e aplikimit
- Nënshkrimi
- Të dhënat personale
- Të dhënat për gradën e fituar
- Të dhënat mbi edukimin paraprak
- Lista e kontrollit
- Nënshkrimi
- Data
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa me shkrim/Formularin i plotësuar [Origjinal]
- Një kopje e dokumentit të identifikimit; për shtetasit jo kosovar, një dokument ligjor që arsyeton qëndrimin e tij në Republikën e Kosovës (leje qëndrimi i përkohshëm) [Kopje]
- Diplomën origjinale [Për shikim]
- Një kopje të Diplomës/certifikatës origjinale të vërtetuar te noteri, formati A4 [Kopje]
- Një kopje të transkriptit/certifikates origjinale të notave të vërtetuara te noteri [Kopje]
- Një përkthim të autorizuar të Diplomës/certifikatës dhe transkriptit /certifikatës së notave (nëse nuk janë në ndonjerën nga gjuhët zyrtare në Republiken e Kosovës) [Kopje]
- Shtojcën e Diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës) [Kopje]
- Një kopje e punimit të diplomës, (të përkthehet një abstrakt i punimit - maksimum tri faqe, nëse nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare) [Kopje]
- Programin e studimeve [Kopje]
- Një kopje të diplomës/ diplomave të studimeve paraprake (Kopje e noterizuar e diplomes bachelor dhe master, nëse janë fituar jashtë Kosovës, i bashkangjiten vendimet për njohje) [Kopje]
- Fletëpagesën (taksa administrative, 70 €, e cila merret në NARIC-Kosova) [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 4 muaj
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 50 euro | Pagesa nëpërmjet keshit | 1000400070002605 |