Licencë për Nërmjetësues të Sigurimeve (Licencë e kompanisë së brokerimit, Licencë e kompanisë së agjentëve, Licencë e kompanisë për trajtimin/vlerësimin e dëmeve)



Qëllimi
Të interesuarit për licencim si ndërmjetësues në sigurime duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 05/L-045 për sigurimet, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Që të aplikoni për licencë të ndërmjetësuesit të sigurimeve së pari ju duhet të kontaktoni Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në Bankën Qendrore të Kosovës për të caktuar një takim parashtrues para aplikimit. BQK-ja do të pranojë aplikacionet vetëm nëse është mbajtur një takim parashtrues. Pas takimit parashtrues aplikantit i ofrohen formatet dhe modelet e përcaktuara me procedurat e BQK-së. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të themeluesit. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 05/L-045 për Sigurimet, Rregulloren për Licencimin e Ndërmjetësuesve në Sigurime dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Pas kompletimit të aplikacionit nga aplikuesi, brenda 90 ditëve, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vendosë për miratimin ose refuzimin e aplikimit. Ndërmjetësuesit të sigurimit do t’i jepet licenca për një periudhë të pacaktuar kohe dhe nuk do të jetë e transfereueshme. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencim si ndërmjetësues në sigurime. Përmes kësaj procedure rregullohet procesi i vlerësimit të aplikacioneve i cili mundëson që vetëm ato subjekte që plotësojnë kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi të lejohen të funten në këtë treg.


Validiteti
90

Organi i ankimimit
Gjykata Kompetente

Afati i ankimimit
15 dit

Informacion për aplikim
  • Ndërmjetësuesi Amë;
  • Kompania Aplikuese/Ndërmjetësuesi Potencial;
  • Përfaqësuesit e Kompanisë Aplikuese/Ndërmjetësuesi Potencial;
  • Pronësia e Kompanisë Aplikuese/Ndërmjetësuesit Potencial;
  • Organizimi dhe Kontrolli;
  • Objektivat e Biznesit;
  • Rreziqet;
  • Mjftueshmëria e kapitalit;
  • Potenciali i Vlerës së Shtuar për Sistemin Financiar të Kosovës;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formualari i aplikimit; [Origjinal]
  • Dokumentet përbërëse të kompanisë ndërmjetësuese të propozuar, duke përfshirë kopje të noterizuar të dokumentacionit origjinal sipas të cilit është themeluar, si dhe adresën e propozuar; [Kopje e verifikuar]
  • Emrin, nacionalitetin, vendbanimin, kualifikimet, përvoja dhe referencat përcjellëse si dhe kopja e dokumentit identifikues të drejtorëve (nëse është e aplikueshme) dhe menaxherëve të lartë të kompanisë së propozuar, si dhe të së paku një agjenti respektivisht brokeri të licencuar nga BQK-ja; [Kopje]
  • Dëshmi zyrtare nga gjykata kompetente, që shpalos çdo dënim eventual për vepra penale dhe çdo procedurë penale për aksionarët, drejtorët (nëse është e aplikueshme) dhe menaxheret e lartë të propozuar; [Origjinal]
  • Formulari zyrtar i BQK–së përmes të cilit autorizojnë BQK-në që të kërkoj informacione nga institucionet kompetente me qëllim të verifikimit të të kaluarës së tyre penale për çdo drejtor (kur është e aplikueshme) dhe menaxher të lartë të kompanisë së propozuar; [Origjinal]
  • Dokument që dëshmon shumën e kapitalit të zotuar të kompanisë ndërmjetësuese të propozuar, duke përfshirë të dhëna për burimin e atij kapitali; [Kopje e verifikuar]
  • Plani i biznesit që përfshinë, ndër të tjera, strukturën organizative të kompanisë ndërmjetësuese të propozuar, pasqyrat e parashikuara financiare për tri (3) vite, dhe nëse ekzistojnë pasqyrat financiare të audituara të aksionareve për tri (3) vitet e fundit; [Origjinal]
  • Para-kotrata me siguruesin në llogari të së cilit do të zhvilloj aktivitetin- për kompanitë e agjentëve; [Origjinal]
  • Dokument - Marrëveshja e qirasë dhe njoftimi-forma për plotësimin e kushteve teknike që vërteton se kompania ndërmjetësuese disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë; [Origjinal]
  • Në çdo rast kur paraqitësi i kërkesës, është një institucion financiar i jashtëm që propozon themelimin e një kompanie ndërmjetësuese varëse në Kosovë, duhet të sigurohet një deklaratë nga mbikëqyrësi i vendit amë se nuk ka kundërshtim rreth fillimit të aktiviteteve të propozuara në Kosovë, (nëse kërkohet me legjislacionin e vendit amë) si dhe miratimi zyrtar nga organet përgjegjëse të kompanisë së ndërmjetësimit. Në dokumentet e aplikuesve të jashtëm duhet të sjellët dhe statuti i kompanisë së jashtme amë së bashku me raportet financiare të kompanisë amë; [Origjinal]
  • Dokumentet e kërkuara në formularin për aplikim dhe informacione tjera shtesë të cilat mund të konsiderohen si të duhura nga BQK-ja. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Licenca jepet për një periudhë të pacaktuar kohore.


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesë për marrjen e licencës: Licencë e kompanisë së brokerimit 5,000.00 € Licencë e kompanisë së agjentëve 3,000.00 € Licencë e kompanisë për trajtimin/vlerësimin e dëmeve 3,000.00 € Transfer bankar 1000700010000130