Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe i programeve të tyre të studimit
Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Agjensinë e Kosovës për Akreditim së paku një vit para fillimit të akreditimit. Aplikuesi aplikon për akreditim të institucionit dhe programit të studimit. Pas aplikimit ekspertët fillojnë fazën e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtem të institucionit që nënkupton vlerësimin e misionit, strategjisë, organizimin dhe menaxhimin e cilësisë në institucione, fushëveprimin, diversitetin dhe ofrimi i programeve të studimit, kërkimi, stafi akademik, stafi administrativ dhe teknik, organizimi i brendshëm, dhe qasja e institucioneve ndaj sigurimit të cilësisë, studentet, infrastruktura, bashkëpunimi. Faza e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të programeve të studimit që nënkupton qëllimin e programit, kurikula, mësimdhënia, mësimnxënia dhe metoda e vlerësimit, stafi për mësimdhënie, studentët, pajisjet dhe infrastruktura, fusha e profesionale e aktivitetit dhe financat, pas fazës së vlerësimit ekspertët hartojnë raportin final. Kryetari i Këshillit Shtetëror i cilësisë e lëshon vendimin e akredimit në afat prej 356 ditëve. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, shkollat e larta profesionale dhe teknike duhet të jenë pjesë e akreditimit. Të gjitha institucionet të cilat lëshojnë diplome akademike apo profesionale dhe ofrojnë programe studimi duhet të akreditohen me qëllim të licencimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është transparenca e vlerësimit të cilësisë së programit mësimor dhe procesit mësimdhënës.
Baza ligjore
Validiteti
365
Organi i ankimimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Informacion mbi institucionin aplikues
- Emri i institucionit aplikues
- Adresa
- Data e fillimit të akreditimit
- Data e mbarimit të Akreditimit
- Personi i kontaktit (nr. tel., nr. mob., e-mail) "
- Programi Akademik
- Data e aplikimit
- Informacion rreth programit akademik
- Përshkrimi (emri) i programit studimor
- Niveli i kualifikimit sipas NQF (me shkurtimet BA, MA, PhD, program doktorature, kurs universitar, certifikatë ose diplomë profesionale
- Grada akademike ose titulli i diplomës i shkruar i plotë dhe i shkurtuar
- Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)
- Profili akademik i programit (specializimi)
- Grupi i fokusit
- Minimumi i periudhës së studimit
- Forma e studimeve (kohë e plotë, e pjesshme, dhe në distancë) etj
- Numri ECTS i krediteve (total dhe për vit); Modulet / Subjektet (titulli); Numri i vendeve; Personi përgjegjës për programin e studimit, Pagesa
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për vlerësim [Origjinal]
- Deklarimi i stafit akademik [Origjinal]
- Raporti i vetëvlerësimit [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 deri 5 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pagesa prej 3000 euro për akreditimin; 2000 euro për riakreditim Pagesa prej 1000 euro për akreditimin e një programi të ri; 500 euro për riakreditimin e një programi të ri. | Transfer bankar | 1000400070002600 |