Regjistrimi i Përfaqësuesve të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale
Qëllimi
Procedura e regjistrimit fillon me paraqitjen e aplikacionit. Vlerësimi i kërkesave për regjistrim bëhet nga një komisioni i cili formohet nga Ministri/ja e MTI-së me vendim. Komisioni shqyrton dhe nxjerr vendim përkatës lidhur me kërkesën për regjistrim. Nëse kërkesa për regjistrim i plotëson kushtet e parapara për regjistrim, Agjencia për Pronësi Industriale në bazë të vendimit të Komisionit lëshon vendim dhe certifikatë për regjistrimin e aplikuesit në regjistër.
Përshkrim i Shkurtër
Përfaqësimi i të drejtave të personave që nuk kanë vendbanim ose seli në Republikën e Kosovës pranë Agjencisë për Pronësi Industriale.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa Kundër Vendimeve të Komisionit për Përfaqësues të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale
Afati i ankimimit
31 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri (Person fizik)
- Adresa e saktë
- Numri personal (Person fizik)
- Numri i telefonit
- E-mail adresa
- Certifikata e biznesit (nëse aplikuesi është shoqëri tregtare)
- Përcaktim se a dëshiron të licencohet në emër të personit fizik apo juridik
- Dëshmi për vendbanim dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës
- Përgatitja universitare (Diploma)
Dokumentacioni i kërkuar
- Vërtetimi se personi është shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Kosovë [Kopje]
- Diploma
- Vërtetimi për dhënie të provimit kualifikues për përfaqësues të autorizuar (nuk aplikohet deri në fillimin e organizimit të provimeve kualifikuese)
- Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (nëse aplikon si biznes)
- Vërtetimi i anëtarësisë në Odën e Avokatëve (kur aplikuesi është avokat)
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Taksa për aplikim - 30 Euro Taksa për regjistrim - 300 Euro Taksa për ripërtëritje – 300 Euro | Transfer bankar | 1000400070002410 |