Vendim për Lejimin e Shitjes së Punimeve nga Metalet e Çmuara
Qëllimi
Kërkesa me shkrim i drejtohet Agjencisë së Metrologjisë e Kosovës nga ana e subjektit ekonomik i cili e bën shitjen ose përpunimin e punimeve nga metalet e çmuara. Bëhet analizimi i dokumentacionit për aplikim dhe pas plotësimit të dokumentacionit dhe kushteve subjektit i përgatitet dhe i lëshohet vendimi për lejimin e shitjes së punimeve nga metalet e çmuara.
Përshkrim i Shkurtër
Mbrojtja e konsumatorëve nga mundësia e mashtrimit për cilësinë e punimeve nga metalet e çmuara dhe mbrojtja nga ikja prej detyrimeve doganore dhe taksave.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Komisioni Profesional për Ankesa
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri i aplikuesit
- Emri i subjektit
- Adresa e aplikuesit (rruga,vendi)
- Numri i telefonit dhe e-mail adresa
- Numri i Biznesit
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit
- Lejen e punës nga Kuvendi Komunal ose kontratën e qirasë
- Certifikatën e verifikimit të peshores
- Thjerrëzën (llupën)
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Pa afat
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Tarifat në lidhje me këtë lejim, janë të përcaktuara në bazë të: Udhëzimit Administrativ (MTI) nr.05/2013, për lartësinë dhe mënyrën e pagesës për ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara. | Transfer bankar | 1000400070002410 |
Pagesa | Transfer bankar |