Regjistrimi i Mjeteve Matëse në Regjistër



Qëllimi
Kërkesa i drejtohet me shkrim Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) nga ana e subjektit ekonomik për vendosjen në Regjistrin e Mjeteve Matëse, bëhet vlerësimi i dokumentacionit teknik, EU certifikatës së ekzaminimit të tipit, certifikatës së sistemit të aprovuar të cilësisë të lëshuara nga Trupat Notifikuese të BE-së (Notify Body) si dhe EU Deklarata e Konformitetit e lëshuar nga prodhuesi për mjetin matës për të cilin është bërë aplikimi, bëhet kontrolli vizual i mostrës dhe i dërgohet njoftimi për vendosje në Regjistrin e Mjeteve Matëse në web faqen e AMK-së.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi është mbrojtja e konsumatorit dhe që të mos plasohen në treg apo mos të përdoren mjetet matëse të cilat nuk janë ligjërisht të kontrolluara.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
30 ditë

Organi i ankimimit
Komisionin Profesional për Ankesa

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës
  • Emri dhe vendi i prodhuesit të mjetit matës
  • Emërtimi i mjetit matës si dhe shenja e prodhuesit të mjetit matës
  • Të dhënat për dedikimin e mjetit matës
  • Të dhënat mbi karakteristikat tekniko-metrologjike të mjetit matës
  • Emri i operatorit ekonomik
  • Adresa e selisë
  • Telefoni, email-i
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e operatorit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Dokumentacioni teknik për mjetin matës
  • Mostra e mjetit matës (përveç mjeteve matëse të cilat sipas konstruktimit janë të vendosura në mënyrë statike (të pa lëvizshme) apo për shkak të dimensioneve të tyre që nuk mund të transportohen
  • EU Certifikata e ekzaminimit të tipit e lëshuar nga një Trup Notifikuese e BE-së
  • Certifikata e aprovimit të Sistemit të Cilësisë për prodhuesin, e lëshuar nga një Trup Notifikuese e BE-së
  • EU Deklarata e Konformitetit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 10 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Pa pagesë Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar

Shkarko formularët