Raport për Ekzaminimin e Metaleve të Çmuara
Qëllimi
Kërkesa me shkrim i drejtohet Agjencisë së Metrologjisë e Kosovës nga ana e subjektit ekonomik i cili bën shitjen ose përpunimin e punimeve nga metalet e çmuara. Pastaj bëhet kontrolli i cilësisë së punimeve nga metalet e çmuara dhe lëshohet Raporti i Ekzaminimit të Metaleve të Çmuara.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është mbrojtja e konsumatorëve nga mundësia e mashtrimit për cilësinë e punimeve nga metalet e çmuara dhe mbrojtja nga ikja prej detyrimeve doganore dhe taksave.
Baza ligjore
Validiteti
Afati i vlefshmërisë së lejimit për subjektin ekonomik vlen derisa ato produkte të gjenden në treg nga subjekti ekonomik, respektivisht deri sa ato shiten.
Organi i ankimimit
Komisioni Profesional për Ankesa
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe selia e aplikuesit
- Data e aplikimit
- Lloji dhe numri i punimeve nga metalet e çmuara
- Përafërsisht pastërtia e aliazhit – përzierje metalesh
- Masa në gram e punimeve nga metalet e çmuara
- Origjina e punimeve nga metalet e çmuara për punimet e importuara- Dokumenti i Doganës –DUD
- Nënshkrimi i aplikuesit
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa me shkrim [Origjinal]
- Dokumenti Unik Doganor [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Tarifat në lidhje me këtë lejim, janë të përcaktuara në bazë të: Udhëzimit Administrativ (MTI) nr.05/2013, për lartësinë dhe mënyrën e pagesës për ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara. | Transfer bankar | 1000400070002410 |
| Pagesa | Transfer bankar |