Vendim / Pëlqim për Themelimin e Inkubatorit të Biznesit



Qëllimi
Themelimi i inkubatorit të biznesit mund të iniciohet nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të një ministrie përkatëse, nga një komunë ose në kuadër të një projekti të Partneritetit Publiko Privat sipas ligjit në fuqi për Partneritetet Publiko Private. Kërkesa së bashku me dokumentacionin përkatës dorëzohet nga iniciuesi në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK), e cila pas vlerësimit të aplikacionit i jep rekomandim Ministrit të MTI për aprovimin ose refuzimin e kërkesës për themelim të Inkubatori të Biznesit. MTI bazuar në rekomandimin e AIPNK, merr vendim për aprovimin apo refuzimin e kërkesës jo më vonë së 30 ditë pas pranimit të kërkesës.

Përshkrim i Shkurtër
Mundësimi i krijimit të inkubatorit të biznesit që ka për qëllim të ndihmojë në krijimin e bizneseve potenciale të qëndrueshme, ofrimin e shërbimeve të përbashkëta në ndërmarrësi, shërbimeve përkrahëse të biznesit, qasjes në pajisje teknike, avancimit të shkathtësive dhe teknologjive, ofrimin e qirasë së përshtatshme dhe hapësirave të shfrytëzueshme për biznese.


Validiteti
30 ditë nga pranimi i kërkesës.

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa i Themeluar nga MTI

Afati i ankimimit
30 ditë nga pranimi i vendimit

Informacion për aplikim
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për themelim
  • Certifikata e pronësisë apo kontratën e shfrytëzimit të pronës se paluajtshme, për së paku 10 (dhjetë) vite
  • Shpjegimi i interesit të përgjithshëm publik dhe arsyeshmërisë ekonomike
  • Vendimi i Kuvendit të Komunës, nëse themelues i inkubatorit është Komuna

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 99 vite,


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pa pagesë Transfer bankar

Shkarko formularët