Certifikata për trajner në fushën e patentë shoferit



Qëllimi
Kandidati për trajner në fushën e patentë shoferit aplikon në bazë të kushteve të përcaktuara në Ligjin Nr. 05/L - 064 për Patentë Shoferi dhe Udhëzimit Administrativ që rregullojnë këtë fushë. Kandidatët mbajnë provimin kualifikues profesional, personat te cilët e kalojnë provimin kualifikues kanë të drejtë të ndjekin trajnimin bazë për trajner ku edhe ju lëshohet certifikata për pjesëmarrje në trajnimin bazë për trajner në fushën e patentë shoferit. Pastaj, organizohet provimi profesional për trajner në të cilën mund t`i nënshtrohen kandidatët të cilët kanë ndjekur trajnimin bazë. Provimi profesional për trajner përfshin pjesën teorike dhe praktike. Provimi profesional për trajner nga pjesa teorike përfshinë: pjesën me shkrim-test dhe pjesën me gojë - prezantimin e temës mësimore. Provimin për trajner në fushën e patentë shoferit e mban komisioni i emëruar nga Ministri. Pas përfundimit me sukses të provimit kualifikues dhe profesional kandidati pajiset me Certifikatë të trajnerit në fushën e patentë shoferit. Trajneri i certifikuar brenda 4 viteve duhet t`i ndjek se paku 2 trajnime ku edhe merr Certifikatën për pjesëmarrje në trajnimin për trajner të certifikuar në fushën e patentë shoferit Për trajner mund të aplikojë personi nëse i plotëson kushtet në vijim: 1.1. ka së paku të përfunduara studimet - nivelin Bachelor; 1.2. ka patentë shoferin së paku pesë (5) vite për kategorinë B; 1.3. ka pesë (5) vite përvojë pune në fushën e patentë shoferit; 1.4. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i Certifikatës për trajner në fushën e patentë shoferit është aftësimi i kandidatëve për shofer, trajnimin për instruktor shofer, testimin e kandidatëve për shofer, trajnimin ose testimin për pyetës të drejtimit, trajnimin dhe testimin për eko drejtim, trajnimin dhe testimin për drejtim të sigurt.


Validiteti
E pakufizuar

Organi i ankimimit
Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri,emri i prindit,mbiemri;
  • Data dhe vendi lindjes;
  • Nr.personal;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Patentë shoferi se paku 5 vite kategoria B [Kopje]
  • ka së paku të përfunduar studimet niveli bachelor; [Kopje e verifikuar]
  • Leternjoftimi apo pasaporta e vlefshme e Republikës së Kosovës [Kopje]
  • Pesë (5) vite përvojë e punës ne fushen e patentë shoferit [Kopje]
  • Dëshmi që nuk është i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë ; [Origjinal]
  • Dëshmi- në dy vitet e fundit nuk është i dënuar me pikë negative sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugort për pikë negative. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 360 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Certifika e trajnimit bazë - 1150 euro; Paraqitja e provimeve 180 euro; Lëshimi i certifikates 200 euro; Pjesëmarrja në trajnime 50 euro. Transfer bankar

Shkarko formularët