Licencë për kontrollim teknik të automjeteve
Qëllimi
Për marrjen e licencës subjekti paraqet kërkesë dhe dorëzon dokumentacionin në Ministrinë e Infrastrukturës. Dokumentacioni dorëzohet në kopje në arkivin e Ministrisë, ndërsa gjatë verifikimit duhet të dorëzohet origjinali. Verifikimin e dokumentacionit dhe kushteve bënë komisioni i emëruar nga Ministri i Infrastrukturës.
Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës vendos për aprovim apo refuzim të kërkesës.
Nëse komisioni konstaton se subjekti nuk i ka plotësuar kushtet për licencim dhe nuk e ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, atëherë mund t’i lejohet një afat plotësues jo më shumë se tridhjetë (30) ditë për plotësimin e kushteve.
Licencën për kontrollimin teknik të automjeteve e lëshon Ministri i Infrastrukturës.
Licenca është e patjetërsueshme dhe patransferueshme.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i licencës për kontrollim teknik të automjeteve është ofrimi i shërbimit për kontrollim teknik të automjeteve dhe mjeteve bashkëngjitëse.
Kryerjen e kontrollimit teknik e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve, të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Baza ligjore
Validiteti
E përhershme
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit;
- Selia;
- Numri kontaktues dhe posta elektronike;
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën për regjistrimin e biznesit me shifrën e veprimtarisë të kontrollimit teknik dhe certifikatën e numrit fiskal; [Kopje]
- Kopjen e planit dhe certifikatën e pronësisë, jo më të vjetra se gjashtë (6) muaj ose kontratën për qiranë e lidhur jo më pak se gjashtë (6) vjet, të vërtetuar nga organi kompetent; [Kopje e verifikuar]
- Dëshminë se objekti ka lejen për kyçje në rrugë, nëse objekti kyçet në rrugë nacionale dhe rajonale; [Origjinal]
- Regjistrin e pajisjeve dhe pajimeve për kontrollim teknik për vijat përkatëse të kontrollimit teknik si dhe certifikatat e kalibrimit të tyre; [Kopje]
- Regjistrin e personelit (para kontratën e punës, përgatitjen profesionale, përvojën e punës dhe patentë shoferin për vijën përkatëse të kontrollimit teknik; [Kopje]
- Po ashtu, subjekti duhet të posedon, hapësirën, objektin, pajisjet dhe të ketë personelin për kryerjen e kontrollimit teknik;
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | • 180 euro për vijë te kontrolles teknike | Transfer bankar | |
Pagesa | Transfer bankar |